Kompozitori dhe drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore te Shqiperise, Aleksandër Peçi ka publikuar 3 shkrime të tij të botuara 20 vite më parë.
Peçi shkruan se thelbi edhe në vite 2000 ishte se Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ishte pa opera dhe balete shqiptare.
Një prej artikujve të Peçit titullohet ‘’ TKOB e ka kryqëzuar identitetin kombëtar si Krishti’’ teksa zbulon edhe sekretin e 20 viteve më parë kur drejtori Vasil Tole i çoi artikullin Arta Dades, e cila asokohe ishte Ministre Kulture dhe kjo e fundit brenda ditës shkarkoi drejtoreshën Zana Çela.
Drejtoreshë e TKOB është edhe sot Zana Çela, teksa për Peçin artistët ngrejnë të njëjtat probleme edhe pas 20 vitesh. /BW