Teatri i Operës dhe Baletit ka mbajtur homazhe për të gjithë njerëzit që humbën jetën në tërmetin tragjik të 6 shkurtit, në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.
Këto homazhe kanë ardhur përmes performancave të Ansamblit Popullor, Kuartetit të Harqeve, trupave të baletit dhe solistëve të TKOB-së.
Ka qenë drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, e cila përcolli mesazhe ngushëlluese për popullin turk. Ajo ka theksuar se “do vijojmë të jemi krah i popullit turk, për t’u rikuperuar dhe ringritur pas kësaj fatkeqësie”.
“Si në ato momente kur populli dhe qeveria turke na u gjend pranë, ashtu edhe ne, në bazë të muzikës, e cila shpreh ndjenjat më të pastra dhe më të bukura humane, jemi krah popullit turk sot”, tha ajo. Voshtina, rikujtoi situatën kur Turqia iu gjend pranë Shqipërisë në tërmetin e 26 nëntorit të 2019-ës.
Orkestra e Ansamblit Popullor, performoi kabanë e shquar për Klarinetë “Gjeneral Gramafoni”, në nder të viktimave që vdiqën nga tërmeti i rënë në Turqi dhe Siri. Kuarteti i Harqeve të TKOB-së debutoi “Intermezzo” të “Pietro Mascagni”.
Ndërsa dy solistët bas bariton, Artur Vera, dhe pianistja Herta Cane, ekzekutuan arien “Ah, per sempre” të Vincenzo Bellini. Ndërkohë balerinët profesionistë u përfaqësuan me një duet nga Adela Muçollari dhe Enea Qirici, me operën “La fida ninfa” të A. Vivaldi./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
KOREOGRAFJA SHQIPTARE RRËFEN ÇKA PËRJETOI PAS TËRMETIT QË GODITI TURQINË
Koreografja e njohur shqiptare Linda Kalemi ka rrëfyer në një lidhje për emisionin “Panorama e Mëngjesit” përjetimet pas tërmetit. E tërmeti një dite më parë goditi Turqinë juglindore.
Ajo e krahasoi tërmetin e një dite më parë me atë që goditi Stambollin në vitin 1999.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult