Nga Hervin Çuli
Tmerr! Turp i madh! Mashtrim i madh i produksionit të BB me njerëzit e shkretë!
Votat janë me pagesë por kalkulimin e bëjnë ata që llogarisin klikimet. Janë ata që fusin e nxjerrin si bagëti lojtarët e këtij eksperimenti vulgar.
Dhe nuk eksperimentohet vetëm me kaviet e shtëpisë por edhe me publikun që beson si i verbër në ndershmërinë e kësaj loje makabre.
“A nuk i vrasin edhe kuajt kështu”- ka qenë një film i famshëm me Jane Fonda, ku çmimin e fitonte ai që i rezistonte një kërcimi cfilitës pa limit.
Kështu m’u duk ca ditë më parë një test rezistence ku banorët duhet të rrinin lidhur pas një butoni dhe nuk u lejohej as të kryenin nevojat personale.
Ndërkohë populli vazhdon e shijon eksperimentin dhe merr pjesë me pasion në një votim të zjarrtë, votim me sms me pagesë.
Të ardhurat e organizatorëve nuk kanë limit. Ndërkohë, askush nuk e kupton pse nuk nxirren përqindjet e votimit si në gjithë botën!!!
Të paktën, këtij eksperimenti naz iskin me ngjyra erotike, t’i krijonin minimumin e transparencës.
Por kjo s’mund të ndodhë, do kompromentonte llogaritë e tyre. Të gjithë ata që votojnë mashtrohen hapur.
Nejse, ndofta në një vend që ka 30 vjet që vidhen votat sa andej këndej, që vidhet shteti çdo ditë, kjo e BB tingëllon thjeshtë si një shaka. Mirë e bëjnë që ja luajnë fenë!
Mirë thonë tironsit: -“mos u ngopshi kurrë”! Jetë të gjatë BB!
ObserverKult
Lexo edhe:
“AI DREJTOR QELBËSIRË NUK MË OFROI PUNË NË TEATËR”, HERVIN ÇULI I PËRGJIGJET BUJAR ASQERIUT
Regjisori Hervin Çuli i është përgjigjur aktorit Bujar Asqeriu që e akuzonte pak ditë më parë se nuk i kishte dhënë shfaqje për shkak të qëndrimeve të tij kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Duke folur në një intervistë për News 24, Çuli tha se rolet i ndajnë regjisorët dhe jo ai kur ka qenë Drejtor i Teatrit.
Ai tha se nuk ka sot asnjë regjisor që të thotë se ka marrë urdhër nga Drejtori për të mos i dhënë rol një aktori.
Çuli komentoi gjithashtu edhe një shkrim të dy ditëve më parë lidhur me formatin e Big Brother VIP.
Sipas tij organizatorët duhet të fusin elementë edukativ për të mos e banalizuar pjesëmarrjen në të të disa aktorëve me emër.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult