Tmerret e komunizmit: 99-vjeçarja që ndërroi jetë mes telave me gjemba në kampin e Tepelenës

rrejn 99-vjeçarja që ndërroi jetë mes telave me gjemba

Studiuesi Kastriot Dervishi ka evidentuar nëpër dokumentet e kampit të Tepelenës se atje kishte ndërruar jetë një grua në moshën 99-vjeçare .

Mukades Habili është vajza 6-vjeçare (ose 8, sipas dëshmisë të së motrës) që ndërroi jetë në kampin e Tepelenës më 3 qershor 1949. Familja Habili kishte humbur në kampin e intrernimit në Berat një fëmijë tjetër, Nexhmijë Habili në moshën 3-vjeçare. Një vit pas, më 8 gusht 1950, ata do të humbisnin edhe djalin e tyre Xhevatin, 9 vjeç (13 sipas dëshmisë së të motrës). Fëmijët e familjes Habili humbën jetën në valët e sëmundjeve infektive që kishin pllakosur familjet e internuara në kampin e Tepelenës.

Studiuesi Dervishi ka zbuluar dokumente të reja për kampin e Tepelenës në arkivë, të cilat kanë vlerë të rëndësishme, për faktin se ka dokumente të pakta për këtë kamp.

Një prej tyre është edhe fotografia, ku në qendër është bashkëshortja e Ramë Habilit, zj.Vathe, e bija, Mukadesi (djathtas në foto) që, sipas dokumenteve të zbuluara nga studiuesi Dervishi, ndërroi jetë më 3.6.1949 në fshatin Turan dhe Xhevati (majtas fotos) që ndërroi jetë më 8.7.1950 në zonën e njohur të kampit të Tepelenës.

Në kampin e Tepelenës vuajtën dënimin me internim familje të kundërshtarëve të regjimit, të cilët ishin larguar nga Shqipëria sapo komunistët morën pushtetin. Ose të tjerë që ishin nëpër burgjet e diktaturës. Në kampin e Tepelenës kishte kryesisht gra dhe fëmijë, por kishte edhe të moshuar.

Studiuesi Dervishi ka evidentuar nëpër dokumentet e kampit të Tepelenës, se atje kishte ndërruar jetë një grua në moshën 99-vjeçare. Një rast i paprecedentë, pa kryer asnjë krim, 99-vjeçarja ishte detyruar të nisej nga Gjegjani i Pukës, për të shkuar në kampin e Tepelenës e për të vuajtur atje deri sa të mbyllte sytë përgjithmonë.

“Më 19.10.1949, polic Kamberi njoftoi në komandë vdekjen e një të moshuare, e cila ishte 99 vjeçe. Sipas të dhënave, ajo quhej Prenda Mark Gjoka, lindur në vitin 1850, në Gjegjan të Pukës.

Studiuesi ka publikuar një listë me emra të pandeshur më parë nëpër dokumente, që kanë ndërruar jetë në kampin e Tepelenës.

“Njerëzit, emrat e të cilëve janë të publikuar më poshtë, kanë vdekur në Kampin e Tepelenës në vitet 1949-1950 (data është përbri emrit), ndërkohë që kërkohet informacion në lidhje me moshën (për evidentimin e fëmijëve kjo) dhe origjinën e tyre.

Informatat kërkohen në kuadër të përpilimit të listës së personave të vdekur në Kampin e Tepelenës.

-Dodë Dedë Nikolla, 14.10.1949

-Mat Çuni 24.11.1949

-Luk Nik Laci (?) 8.12.1949

-Pashk Abili, 8.12.1949

-Mara Dod Prela, 8.12.1949

-Aishe Lamçe, 8.12.1949

-Bajram Kasati, 8.12.1949

-Gjon Prela, 3.1.1950

-Gjin Nikollaj, 3.1.1950

-Kujtim Bani, nga Mamurrasi, fëmijë; 15.12.1950/kujto.al

————————————————-



Lexo edhe:

RRËFIM TRONDITËS SE SI VDIQËN FËMIJË E PLEQ NË KAMPIN E TEPELENËS

ObserverKult