Todi Lubonja, ish-drejtori i RTSH-së që e përjetoi tmerrin gjatë diktaturës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Todi Lubonjën.

Lubonja lindi më 13 shkurt 1923. Mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Ishte shkrimtar dhe drejtues i medieve kryesore deri në vitin 1973. Polemika që pasoi edicionin e 11-të të Festivalit të Këngës dhe zemërata e shkaktuar në radhët e udhëheqjes së regjimit komunist i kushtuan lirinë.

“Veshje dhe shfaqje të huaja”, “me imitime dekadente”, “shfaqje disidente” etj, ishin vetëm disa prej frazave denoncuese, që arsyetuan ndërmarrjen e ndëshkimeve edhe për organizatorët dhe pjesëmarrësit e Festivalit.

Fillimisht, familja Lubonja u internua në Lezhë. Në 27 korrik 1974, shkrimtari u dënua me burg. Më 7 qershor 1987, do të lirohej pas 13 vjetëve në burgun e Burrelit. Me vendosjen e pluralizmit politik, iu dedikua shkrimit duke botuar libra autobiografikë me kujtime nga diktatura. Vdiq më 19 nëntor të vitit 2005.

DPA sjell një letër-ankesë për keqtrajtimin e të dënuarit Lubonja, drejtuar Drejtorisë së Kontrollit të Veprimeve Hetimore./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

REVISTA “ARKIVAT SHQIPTARE”: DREJTORIA E ARKIVAVE- FTESË STUDIUESVE

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës kanë nisur punën për përgatitjen dhe botimin e numrit të 57 të revistës shkencore “Arkivat shqiptare”.

Synimi i kësaj reviste është të mbledhë ekspertë dhe studiues të arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët për çdo vit diskutojnë për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionit, si dhe vizionit të punës të arkivave në realitetin e sotëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult