Tom Cruise “infektohet” me COVID-19, ndëprehet xhirimi i filmit

Së fundmi xhirimet e filmit “Mission Impossible 7” janë ndalur sërish.

Një burim ka zbuluar për mediat se aktori kryesor, Tom Cruise mund të jetë pozitiv me Covid-19.

“Filmimi në ‘Mision Impossible 7’ është në pritje përsëri për shkak të koronavirusit. Dhe kësaj here, ata që punojnë për këtë prodhim kanë thënë se ata mendojnë se Tom mund të jetë shkaku i mundshëm i shtyrjes. Tani njerëzit po spekulojnë se ai mund të ketë rënë në kontakt me personin që doli pozitiv. Po ashtu, njerëzit po thonë se edhe ai mund të jetë infektuar”, u shpreh burimi, transmeton ‘lapsi.al’.

Ndërkohë që Tom ende nuk ka reaguar ndaj këtij lajmi.

LEXO EDHE: Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në ‘Golden Globes’