Refuzoi të këndonte për Enver Hoxhën/Muzikanti: Lëmova gishtërinjtë me sqepar, më morën rininë…

Tom Kondakçiu, një muzikant me prejardhje nga Korça, kishte prerë gishtërinjtë për të mos i kënduar Enver Hoxhës.

Fillimisht ai tregoi se si lindi dashuria e tij për muzikën, kryesisht për kitarën, për të cilën tha se ka tip të ëmbël dhe i pëlqen më shumë se instrumentet e tjera.

Ai e mori për herë të parë kitaren në moshën 10-vjeçare, në vitin 1969, ku Shqipëria ishte nën regjimin e Enver Hoxhës.

Ai gjithmonë ka qenë i tërhequr nga muzika e huaj.

“Normalisht ishte më e bukur muzika e huaj, sesa t’i këndoje traktorit. Muzika e huaj ishte me e gjerë plot tematika. Mund t’i këndoje një vajze, mund t’i këndoje miqësisë,”, u shpreh ai për ‘topchannel’.

Ai, si i persekutuar, u kap në tentativën e tij për arrati dhe u dënua me 12 vite burg.

“Atje, më kërkuan t’i këndoja Enverit. Kjo gjë nuk më pëlqente dhe vendosa t’i lëmoja gishtat me sqepar. Po a mund t’i këndojë njeri persekutorit të tij? Sot nuk e di çfarë mund të bëj ky brez, por mentaliteti jonë ishte ndryshe. Të gjithë e kuptonim situatën, si ata që ishin jashtë apo brenda”, tha Tom Kondakçiu.

Tomi tregoi se në rrethana të tjera, mund të ishte ndryshe dhe mund t’i kishe kënduar, pasi jashtë burgut, kalohen gjërat më lehtë sepse ke familjen, ke miqtë etj.

Ai gjithashtu tregoi se për 8 vjet nuk preku kitarë me dorë.

Më përpara nuk e mendoja se ishte provokim, sepse nuk i kuptoja djallëzitë e sistemit në atë kohë, pasi isha vetëm 20 vjeç. Po sot mendoj se mu kërkua ajo gjë për poshtërim.

LEXO EDHE: KY ËSHTË NJERIU I PARALIZUAR QË KOMUNISTËT E MBAJTËN TË BURGOSUR DERISA NDËRROI JETË

Ai është i fundit klerik që ka vdekur në kushte torture në gjithë Lindjen komuniste. Vetëm 3 muaj para se të shpallej amnistia e klerikëve, i paralizuar prej shumë kohësh dhe i mbajtur në burgun nr.305 në Sarandë, Dom Pjetër Gruda dha shpirt mes mundimesh të mëdha…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU