Tonin Harapi, miniaturë për piano “Një dhimbje e vogël”

Tonin Harapi lindi më 9 qershor 1928 në Shkodër. Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis muzikor, me të njohurit Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova etj. Këta ishin frymëzuesit, mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale në Seminarin e jezuitëve në Shkodër ku ushtrohej si instrumentist Tonini.


Pas Luftës së Dytë Botërore, klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, kështu që Toninit iu desh të ushtrohej në pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Kostantin Trako etj.
Si autodidakt ai vazhdon të studiojë e të studiojë edhe në Shkodër e Gjirokastër, gjatë shërbimit ushtarak, derisa në vitin 1959 e çuan për studime në Konservatorin Çajkovski të Moskës ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjet për shkak të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik të asaj kohe.
Tonini u diplomua në Tiranë në vitin 1964. Ka punuar si pedagon në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve të Bukura) në Tiranë.
Tonini ka kompozuar gati në të gjitha format dhe gjinitë muzikore. Ai dallohet për lirikat vokal edhe miniaturat pianistike. Eshtë i njohur edhe për këngët e shumta melodioze të interpretuara në aktivitete të ndryshme.
U nda nga jeta më 30 korrik 1992.
Tonin Harapi mban titullin e lartë Artist i Popullit.
Veprat më të njohura të tij janë:
Rapsodia Nr. 1 (1967)
Koncert nr 1 për piano dhe orkestër (1969)
Opera Zgjimi (1975)
Romancë Miniaturë për piano Vals mbi motive popullore .