Tonino Guerra: Pritja

Aq i dashuruar ishte, sa vazhdoi të qëndronte brenda, fill pas derës, me qëllim, që kur ajo t’i binte ziles, ai t’i hidhej menjëherë në përqafim dhe t’i thoshte, se e dashuron. Në kokë i jehonte vetëm një pyetje: «Po ti, a më do?»
Por ajo nuk i ra ziles, dhe ai u plak. Dikur-dikur, dikush trokiti në derën e tij, por ai u tremb dhe vrapoi, që të fshihej pas dollapit …

Përktheu: Agron Tufa