Tortura çnjerëzore: E varën në pemë e goditën me shufra hekuri pastaj e lidhën për tela të ndryshkur derisa…

Foto ilustrim

Tortura çnjerëzore: I biri i Gjonit dhe Martës (emri i pagëzimit Zef), lind në fshatin Shllak të Dukagjinit, Shkodër, më 22 tetor 1894, (sipas certifikatës nr.16/70, lëshuar nga gjendja civile e qytetit të Shkodrës, më 2.12.1991) në një familje me tre djem e një vajzë.

Bernardini është fëmija i parë. Një nga figurat më të ndritura të klerit françeskan. Mësimet e para e të mesme i merr në kolegjin françeskan në qytetin e Shkodrës, në 1917, ku del me rezultate të shkëlqyera.

Diplomohet për filozofi e teologji në Grac, ku kishte kryer studimet edhe Mati Prennushi, ku gjithashtu doli me rezultate të shkëlqyera, ndaj e dërgojnë për vazhdimin e studimeve pranë Liceut Teologjik të Salsburgut, Austri.

Shugurohet meshtar më 2 gusht 1918. Shërben si profesor i latinishtes dhe i greqishtes së vjetër në gjimnazin «Illyricum» të fretërve, pastaj në famullinë e Toplanës, Palçit, Shalës, Bushkashit dhe të Rubikut.

Poet i shquar. Tani së fundi, në SHBA u botua një vëllim i tij. Iu kushtua poezisë e prozës. Në revistat “Hylli i Dritës”, “LEKA”, “Iliria”, Padër Palaj ka botuar krijimet e veta, artistikisht të përsosura, duke përdorur shpesh edhe pseudonimin “Constandinus”.

U bë një ndër mitologët më të shquar shqiptarë; njëkohësisht, muzikant e pianist i talentuar.

“Do të tërhiqem në një famulli atje lart, ndër malet aq të dashura për mua dhe, atje ku shpirti shqiptar ka mbetur ende i gjallë, do ta vazhdoj punën e nisur prej vitesh. Do të bëj kërkime historike, folklorike e sidomos mbi kanunin. Do të përsos e plotësoj në mënyrë sistematike rapsoditë që, me aq kujdes, i kam mbledhur prej kohësh”; ishte kjo dëshira dhe deklarimi i tij pas ngjarjeve politike të kohës së Zogut.

“Njohësi më i thellë i maleve tona”

Rrjedhojë e një pune voluminoze hulumtuese, studiuese e seleksionuese shumëvjeçare, në 1939 Padër Bernardin Palaj, së bashku me Padër Donat Kurtin botuan librin “Kangë kreshnikësh dhe legjenda”, ndërkohë që botimin e këtij cikli kishin filluar ta bënin në “Visaret e kombit”, qysh në 1937.

Vëllimi prej 342 këngësh, fryt i një pune gati 40-vjeçare gjenden “Orët e Mujit”, “Martesa e Halilit”, “Ajkuna qan Omerin”, ”Gjergj Elez Alia”, që janë kryevepra të folklorit shqiptar, ballkanik, madje edhe të atij evropian.

Në vitin 1942 filloi botimi i “Doke e kanune në Dukagjin“, që vijoi në disa numra të “Hyllit të Dritës” e, në vitin 1944, u botua në Romë. Gjatë vitin 1943, një pjesë e madhe u botua edhe në tekstet shkollore.

Pas vitit 1944 e shohin, sa në Shkodër, sa në Tiranë, ku shkonte të botonte punimet e tij shkencore në Institutin e Studimeve Shqiptare.

U quajt “njohësi më i thellë i maleve tona“ nga albanologia ruse, Denisckaja. Në vitin 1940, Padër Palaj ishte zgjedhur anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, përkrah Fishtës, Koliqit, Çabejt, Poradecit, Xhuvanit, Resulit, Gurakuqit, Toçit, etj.

Mori pjesë në botimet e vëllimeve aq me vlerë “Studime dhe tekste”. Padër Bernardin Palaj, ashtu sikurse edhe Padër Martin Gjoka, ishte një pianist i shkëlqyer dhe një muzikant shumë i formuar.

Por, ajo punë e madhe shkencore, e nisur që në vitin 1920, u ndërpre, sepse ashtu si pjesa më madhe e klerikëve katolikë, u godit nga regjimi komunist.

Më 1946, të dy klerikët shkencëtarë, Padër Bernardin Palaj dhe Padër Donat Kurti, u arrestuan në Shkodër. Vuajti tortura nga më çnjerëzoret.

U akuzua si “agjent e bashkëpunëtor i të huajve“. U torturua keqas në burg, u var në pemë, u rrah me shufra hekuri. E lanë të lidhur duarsh me tel të ndryshkur për javë e javë, derisa iu helmatis gjaku e vdiq nga tetanozi. Jetoi 51 vjet.

Ende sot është me varr të paditur. “Është detyrë e të gjithëve t’ia gjejmë eshtrat e t’ia varrosim diku me nderim.

Madje, kjo nuk është dëshirë, por detyrë, sepse “gjithkush lind, ka të drejtë të ketë një djep e gjithkush vdes, ka të drejtë të ketë nji vorr”, por, a mund të bëhet kjo, edhe për sa e sa si Padër Bernardin Palaj?!

…(dëshmi)…

Para se ta transferojshin, ndër shumë të tjera që kishte hjekë e ndigjue gjatë hetuesisë, na tregoi se si e “E kishin rrahur kaq shumë, gati në të vdekur e lënë shumë kohë atje nën shkallë, të braktisur midis qelbësirës… sa kishte humbur ndjenjat e qëndronte ashtu pezull, si një trup pa jetë…Ai vdiq nga tetanozi dhe e varrosën në oborr, pa lënë gjurmë.

Bashkëvuajtës Tomë Leci Dëshmi: kishte torturue e mundue Padër Bernardin Palajn, bash me duart e tij, komisari politik i Sigurimit, famëkeqi Nesti Kopali: ”Thuaj ky është Zoti im!” (për kuadrin e Enver Hoxhës).

Dhe ky i pergjigjej: “Jo, asht zotnija juej, pse Zoti jem asht ne qiell e ai nuk m’ka mesue me ba keq në këtë jete, por me i mesue e edukue njerëzit si të bajne mirë”.

Tue pa se kundërshtonte, ia përsëriste atë pyetje

Tue pa se kundërshtonte, ia përsëriste ate pyetje, tue e shoqnue me të rame, derisa lodhej ai vete. E atëherë kishte ndihmësit dhe ai s’mund të ishte kush tjetër, veç Elez Mesit, kampionit të torturave e të mizorive.

“I pajisur me ato cilësi që kërkon arti, i hapur ndaj të gjitha aspekteve të jetës, me ndjenjat më fisnike, intinuitiv e depërtues, me shije shumë të holla, veçanërisht me një ndjeshmëri muzikore shumë të rafinuar, Palaj, do të mund të arrinte majat më të larta të lavdisë letrare.”/konica.al

————————–

Lexo edhe:

DËSHMI RRËQETHËSE: NGA TORTURAT ÇNJERËZORE NË BURGUN E BURRELIT E HUMBA SHIKIMIN…

ObserverKult