Tragjedia e familjes Bogujevci së shpejti shfaqje teatrale në Teatrin e Gjilanit

Ngjarja e rëndë që pati ndodhur në familjen Bogujevci në Podujevë në vitin 1999, ku janë vrarë 14 anëtarë të një familje nga forcat paramilitare serbe ia ka tërhequr vëmendjen dramaturges britanike Sara Hehir dhe është krijuar drama “Kopshti i hijeve”.

Kjo dramë vjen së shpejti premierë në Teatrin e Gjilanit me regji të regjisores angleze me origjinë polake, Nastazja Domaradzka.

Familja Bogujevci u vra katër ditë pas fillimit të bombardimeve të sulmeve ajrore të NATO-s në Podujevë.

Por 16 plumbave i shpëtoi Saranda Bogujevci, e cila humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllëzërit.

E më e vogla viktimë në këtë familje ishte veç dy vjeçe. Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ndërsa u kthye në atdheun e saj në vitin 2014.

Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe./zeri  

/ObserverKult


Lexo edhe:

SHFAQJE TEATRALE DHE LOJËRA PËR FËMIJËT NË AMFITEATRIN E TIRANËS

Në Ditën Ndërkombëtare të Veprimtarive për Klimën, Bashkia e Tiranës përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Kjo, si një institucion shumë pranë nevojave mjedisore. Gjithmonë në mbështetje të aktiviteteve ndërgjegjësuese, sjell më 24 dhe 25 tetor ora 10:00 në bashkëpunim me autorin dhe regjisorin Anderson Gurra, shfaqjen teatrale “Zoti Plastika”, në Amfiteatrin e Tiranës.

Përmbyllja e këtij aktiviteti do të vijë nëpërmjet një bashkëbisedimi mes fëmijëve. Pra, personazhit të Zotit Plastika dhe një specialisti nga Qendra Burimore e Mjedisit. Si dhe mbjellja e luleve sezonale nga fëmijët. Të ndihmuar nga specialistët e gjelbërimit të APR.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult