Tragjike: Pak javë pas vdekjes së poetit Arben Duka, ndërron jetë edhe djali i tij 35-vjeçar

Një tjetër tragjedi në familjen e poetit të njohur shqiptar, Arben Duka. Vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta të poetit Duka, është shuar edhe djali i tij, Denis Duka.

Mësohet se Denis Duka, i biri i poetit të njohur, vetëm 35 vjeç, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një infarkti, njëlloj si i ati i tij.

Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale./(BalkanWeb)

273167777 5101542086545035 4953413400869740768 N

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA POETI I NJOHUR, ARBEN DUKA