“Trashëgimia kulturore do të jetë një magnet i vërtetë ekonomik dhe turistik për Durrësin”, deklaroi ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.
Margariti tha se “Durrësi është një nga qytetet me historinë më të pasur, ku mbivendosen qytetërime e kultura, me një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi”.
“Së bashku me bashkëdrejtorët ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli vizituam zonën që do të shndërrohet në më tërheqësen për qytetin, ku trashëgimia kulturore do të jetë një magnet i vërtetë ekonomik dhe turistik”, tha Margariti.
Ajo informoi se “me partnerin tonë AADF po shqyrtojmë projektin e TID Durrës, që do të sjellë një ndryshim rrënjësor për qytetin”./ATSH