Trashëgimtarët e Michael Jackson fitojnë çështjen në Apel kundër HBO

Trashëgimtarët e këngëtarit Michael Jackson fitojnë çështjen në Apel kundër HBO për dokumentarin ‘Leaving Neverland’  në 2019-ën, në të cilin ylli i muzikës pop u akuzua për abuzim seksual të dy djemve të mitur. Familja ngriti një proces gjyqësor prej 100 milionë dollarësh kundër transmetuesit, duke kërkuar që dokumentari të tërhiqej dhe të mos transmetohej.

Kur Jackson vdiq, HBO nuk mund të paditej për shpifje, megjithatë trashëgimtarët pretenduan se një marrëveshje e nënshkruar nga këngëtari në 1992 ishte shkelur, për të marrë ekskluzivitetin në transmetimin e filmit të koncertit Live në Bukuresht: “The Dangerous Tour”, transmeton ‘a2news.com’.

HBO argumentoi se klauzola ishte e parëndësishme për mosmarrëveshjen aktuale dhe akuzoi trashëgimtarët e Jackson, se po përpiqeshin që viktimat e abuzimit seksual të heshtnin. HBO ka akoma mundësinë e apelimit.