Tre filma nga Kosova në Festivalin e Filmit në Sarajevë


Qendra Kinematografike e Kosovës po vazhdon fuqishëm prezencën e saj nëpër botë me filmat më të ri që i ka mbështetur.

“Premiera botërore e filmit “Fran and Verka: or a usual day in an abandoned village” u dha në edicionin e 29-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, ku ditëve në vijim do të shfaqen edhe 1 film bashkëprodhim dhe 1 zhvillim skenari”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përkrahur nga QKK, dokumentari i metrazhit të shkurtër shpalos tregimin e Franit dhe Verkës, një çift kroat nga Kosova, të cilët janë banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë. Përmes dokumentimit të një dite të çiftit, dokumentari na fton të rimendojmë ndjenjat e vetmisë, përkatësisë dhe lidhjes me vendin që e quajmë shtëpi.

“Regjisori Sovran Nrecaj, producentja Aurela Kadriu dhe drejtori i fotografisë Besim Ugzmajli, ishin të pranishëm në premierë, pas së cilës ju përgjigjën pyetjeve të audiencës në një sesion diskutimi”, njoftojnë nga MKRS.

ObserverKult


Lexo edhe:

AMBASADORI AMERIKAN, HOVENIER, TAKOHET ME MINISTRIN ÇEKU, FLASIN PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pritur në takim së fundmi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ambasadorin Jeffrey M. Hovenier.

Në këtë takim, Çeku përmes një postimi në rrjetet sociale tha se u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe po ashtu thellimin e partneritetit dy palësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, gjegjësisht fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Çeku është shprehur se është falenderues përherë për punën dhe përkushtimin e palëkundër të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU