As në kohë pandemie filmat vendorë s’kanë të ndalur.
“Në mes”, nën regji të Samir Karahodës, të hënën ka marrë Çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë.
Dokumentari në zhvillim i More Raçës, “Home is where the films are” është shpërblyer me grantin për hulumtim “Renovabis Research Grant”, kurse filmi i metrazhit të gjatë “Zana“, nën regji të Antoneta Kastratit, ka marrë çmimin e televizionit “3sat”.
Edicioni i 20-të i festivalit “goEast” është mbajtur online nga dita e 5-të e këtij muaji dhe ka përfunduar të hënën, kur është mbajtur edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.