Tre muaj pas tragjedisë së nëndetëses “Titan”, shumë shpejt një film për të

Tragjedia e nëndetëses “Titan”, që tërhoqi vëmendjen globale, është vendosur që të bëhet një film.

Filmi, aktualisht i quajtur Salvaged, do të realizohet nga producenti E Brian Dobbins, emri i të cilit ka qënë tepër i komentuar këtë verë për komedinë horror, “The Blackening”. Ai është duke punuar së bashku me “MindRiot Entertainment”, një kompani e cila është duke bërë gjithashtu një dokumentar me seri rreth Kyle Bingham, ish-drejtori i “OceanGate”, kompanisë nëndetëse, transmeton ‘gazetashqip’.

“Fatkeqësia, në të cilën vdiqën pesë burra që gjendeshin në nëndetëse pasi humbi kontaktet dhe shpërtheu, u bë një lajm ndërkombëtar në qershor. Filmi thuhet se do të mbulojë periudhat para, gjatë dhe pas tragjedisë pesëditore“, raporton “Deadline”.

Bashkëautori, Jonathan Keasey, ka thënë se filmi do të synojë të nxjerrë në pah ciklin tonë mediatik, që dënon dhe shkatërron jetën e kaq shumë njerëzve pa asnjë proces të rregullt.

Ai shtoi:”E vërteta është gjithçka që ka rëndësi. Dhe bota ka të drejtë të dijë të vërtetën, gjithmonë, jo të na vënë duart në fyt ata që kërkojnë pesë minutat e tyre të famës.”

Fillimisht ishte emri i James Cameron, që u përfol për realizimin e këtij film bazuar në tragjedinë por ai raportoi se është shumë ofenduese dhe se nuk do të përfshihej kurrë.

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE NJERËZIT BESOJNË ENDE TEK E MISTERSHMJA DHE E MBINATYRSHMJA?

Në një botë të udhëhequr nga shkenca dhe arsyeja, gjithkush mund të pyesë pse misteret dhe e mbinatyrshmja vazhdojnë të na magjepsin.

Pavarësisht përparimeve të shoqërisë moderne, mbetet ende një besim i rrënjosur thellë në të pashpjegueshmen.

Sot thellohemi në arsyet pse njerëzit vazhdojnë të besojnë në misteret dhe të mbinatyrshmen.

Njerëzit janë nga natyra qenie kurioze, që kërkojnë përgjigje për pyetjet përtej asaj që mundemi të kuptojmë.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU