Tre mujore apo tremujore, 5 vjetori apo 5-vjetori? Gabimet që i bëjnë shumica gjatë shkrimit të numërorëve

përdorimi i pikës


Nga Eroll Sejdiu

Gabime ndodhin në shkrimin e numërorëve në ato raste kur duhet të caktohet një periudhë disamujore ose më shumë, ose edhe më pak, si:

Periudha 3 mujore.
Përkujtohet … në 5 vjetorin e vdekjes.
Me një përvojë 6 vjeçare.
Te ne mund të bëjnë praktikë tre mujore, gjashtë mujore dhe tre vjeçare.

Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër duhet të shkruhet me vizë ndarëse ndërmjet shifrës dhe fjalës së mbetur, si:
Periudha 3-mujore dhe jo 3 mujore.

Përkujtohet…në 5-vjetorin e vdekjes dhe jo në 5 vjetorin…
Me një përvojë 6-vjeçare dhe jo 6 vjeçare.

Ndërsa nëse numërori shënohet me fjalë, atëherë shkruhet bashkë me fjalën e mbetur pa u ndarë:

Te ne mund të bëjnë praktikën tremujore, gjashtëmujore dhe trevjeçare dhe jo tre mujore, gjashtë mujore, tre vjeçare.

ObserverKult


Lexo edhe:

REXHEP QOSJA: KONGRESI I DREJTSHKRIMIT I GJUHËS SHQIPE, NGJARJA MË E MADHE NË HISTORINË E KULTURËS SHQIPTARE

PESËDHJETËVJETORI I KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE

Përvjetor madhështor

Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe, i mbajtur në vitin 1972, është ngjarja më e madhe në historinë e kulturës shqiptare.

Me rëndësinë e tij, me ndikimet e tij shumaspektore në jetën shoqërore, arsimore, kulturore, shpirtërore në përgjithësi të popullit shqiptar ai hyn në radhën e ngjarjeve politike, shoqërore, kombëtare, historike që qe 50 vjet e lëvizin, që e çojnë përpara në pikëpamje kulturore, që e shumëkuptimësojnë dhe e lartësojnë jetën e këtij populli…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU