Tre nëntori, dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe u nis për Krujë

skënderbeut:

3 nëntori 1443 është një datë historike për Shqipërinë, pasi kryetrimi shqiptar Gjergj Kastriot-Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas do të luftonte kundër osmanëve për 25 vite me radhë.

Epoka e Skënderbeut e shekullit 15 dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.

Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.

Ai mbetët heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar./ abcnews.al

ObserverKult


skënderbeut:

Lexo edhe:

ENIGMA: KU U FSHEHËN ESHTRAT E SKËNDERBEUT?

Ku u fshehën eshtrat e Skënderbeut? Enigma, sipas Serembes dhe Moikomit dhe një letër e koduar e Ferdinandit të Aragonës, për të venë e Heroit.

Nga: Moikom Zeqo

Varri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, ka tërhequr, ka grishur vëmendjen e shekujve dhe të njerëzve, ka fituar gati statusin e një tabuje jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët.

Si një motiv filmik, hollivudian do ta sfiliste (shekujve) dhe e sfilit edhe sot fantazinë tonë.

Varri lind si njeriu, ka ditëlindjen ditëvdekjen e njeriut. Është e njëjta datë e dyfishtë, kundërshtore me vetveten. 17 janari i vitit 1468 është vdekja e Heroit, por pa këtë vdekje nuk do të krijohej mahnitshëm, nga e panjohura e veshur si e papritura.

Njëlloj Hirushe e Kalendarit, do të shënonte ekzistencën e tij në botë dhe në amshim, Varri i Heroit.

Varri është kështu aq kuptimplotë dhe i papërputhshëm për njeriun, sa kali i luftës për kalorësin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult