Shoqata e Përkthyesve të Francës (ATLF) dhe festivali “Vo-vf” organizojnë më 3 tetor nga ora 12:00 deri në 13:00 një tryezë të rrumbullakët mbi përrallat, tregimet dhe epikat e Ballkanit, si një tipar i fortë i letërsisë së Evropës Juglindore.
Tre përkthyes: Frosa Pejovska-Bouchereau (Maqedoni e Veriut), Evelyne Noygues (Shqipëri) dhe Stéphane Baldeck (Slloveni) do të paraqesin tekste që kanë hyrë në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, atij maqedonas dhe atij slloven, nën moderimin e Pierre Glachant.
“Si dhe pse këto vepra, shpesh anonime të përcjella gojë më gojë, janë bërë elemente të ruajtjes së identitetit kombëtar? A u flasin ende brezave të rinj? Për çfarë qëllimesh janë përdorur? A kanë pika të përbashkëta dhe çfarë specifikash shfaqin? A paraqesin vështirësi në përkthim?” janë disa nga temat që do të diskutohen në këtë takim, trasnmeton ‘diasporashqiptare.al’.
Evelyne Noygues është studiuese e letërsisë dhe e historisë. Si dhe përkthyese e letërsisë shqipe.
Ka përkthyer në frëngjisht “Tregime të Moçme Shqiptare”, botimi dy gjuhësh. I mundësuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën si dhe një sërë veprash e artikuj të autorëve shqiptarë, si: Ridvan Dibra, Jeton Neziraj, Dashnor Kokonozi, Maks Velo etj.
Noygues Lindi në Francë dhe gjuhën shqipe e mësoi në Paris (Institut national des langues et civilisations orientales -INALCO-). Ku u diplomua me një gradë Master në studime historike evropiane dhe gjuhë shqipe.
Është një nga themelueset e një shoqate kulturore franceze kushtuar të gjitha aspekteve të kulturës shqiptare. Dhe që nga viti 2009 menaxhon faqen në internet: Association-albania.com. Jeton dhe punon në Francë.
——————————————————————————————
LEXO EDHE: “Tregime të moçme shqiptare”, falas online në shqip-italisht
Qendra e Botimeve për Diasporën “Kuteli në pesë gjuhë” sjell në italisht legjendat e Mujit, Halilit, Gjergj Elez Alisë, Ymer Agës, Kështjellës së Rozafës.
Legjendat e Mujit, Halilit, Gjergj Elez Alisë, Ymer Agës, Kështjellës së Rozafës etj tani do të flasin edhe në gjuhën italiane. Falë projektit të Qendrës së Botimeve për Diasporën “Kuteli në pesë gjuhë”.
QBD ka publikuar tashmë falas online botimin dygjuhësh shqip-italisht, një përmbledhje të “Tregime të moçme shqiptare”. Përkthyer nga Eugenio Scalambrino dhe redaktuar nga Renata Martini në gjuhën italiane.
Janë dhjetë tregimet e përzgjedhura nga vëllimi “Tregime të moçme shqiptare”, me autor Mitrush Kutelin. Të cilat do të jenë në pesë gjuhë shqip…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU