Tri vjet pa Rikard Ljarjën, aktori dhe regjisori që po i mungon kinematografisë shqiptare

Tri vjet më parë u nda nga jeta Rikard Ljarja, aktor, regjisor dhe skenarist.

Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.

Pas diplomimit, punoi për 8 vjet me radhë si aktor i teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio.

Prej vitit 1996 deri në 2002, kur doli në pension, shërbeu si drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Aktori karizmatik, realizues i sa e sa roleve, ka mbetur në kujtesën e publikut si fillrojtësi Dedë tek “Rrugë të bardha”. Pastaj mësuesi Dritan Shkabaj tek “Komisari i dritës” apo Skënderi tek “Duel i heshtur”.

Rikard Ljarja mbetet ende një prej aktorëve më të dashur prej publikut./konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PO TË JETONTE JASHTË SHTETIT, RIKARD LJARJA DO TË ISHTE STEVE MCQUEENI EVROPIAN

Po të jetonte diku në Perëndim, Rikard Ljarja do të ishte Steve McQueeni evropian në kinematografi apo Giovanni Papini në letërsi.

Nga Agim Sopi

1.

“Na ishte një herë…na ishte një herë e në një kohë të lashtë, një katund, në një cep të humbur të Ballkanit – ‘Në një humbëtirë këtej rrotull’”, na ishte një herë një djalosh i vogël që quhej Riki.

Në një ditë të zymtë me shi që derdhej frikshëm, sikur të ishte çarë qielli. Riki me babanë Karlon, kishin marrë rrugën drejt Makondos shqiptare.

Në një kohë të lashtë kur gjërat kishin humbur emrin duke u mbuluar me errësirë dhe për t’i shënjuar ato, “duhej të tregoheshin me gisht”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult