Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Mujo ka bërë një postim të ndjerë e prekës lidhur me shembjen Tetarit Kombëtar.
Ajo ka shkuar duke e parë nga afër duke bërë dhe një shkrepje. Foton e ka postuar në rrjete sociale dhe krahas shkruan:
“Ti me deshe ashtu siç di të dojë arti! Tek ti dhashë dhe mora frymë, dhimbje, këngë, lot , kërcim, lodrova si fëmijë, dashurova, ëndërrova, jetova! Më rrite, më mbajte, me përkunde kur me dhimbtë zemra, ti ishe kopshti ku jeta ishte vërtete e bukur! Ne rrënojat e tua ti mban dashurinë e madhe dhe dhimbjen time të thelle, mban drithërimat e përkushtimit dhe nderimit tim!
Edhe pse te lanë zhveshur e zbathur, ti pate shume per te dhuruar!
Mirënjohja ime për ty nuk ka kufi!”