Artistët e njohur, Endri dhe Stefi Prifti, do të jenë pjesë e Festivalit të 60-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
“Triumfi i jetës” titullohet kënga që vëllezërit korçarë kanë zgjedhur për të konkurruar në këtë përvjetor të rëndësishëm të Festivalit të Këngës. Jemi të bindur që Endri dhe Stefi me interpretimin drithërues të kësaj kënge emocionuese do ta bëjnë edhe më të bukur Festivalin, duke lënë në të një ‘gur të çmuar’ në kolanën e këngëve të këtij festivali.
Këngëtarët folën në fillimin e programit “Dola te Ola” për emocionet e festivalit, dhe zbuluan se kënga e tyre është pritur mjaft mirë. Ata shtuan gjithashtu se kanë marrë pafund komente pozitive.
“Triumfi i jetës” është një këngë në respekt të atyre që kanë humbur jetën, atyre që janë duke luftuar me të. Por, në të njëjtën kohë u jep shpresë dhe një energji hyjnore atyre që kanë humbur njerëzit e zemrës. Kënga përcjell mesazhin se dashuria dhe jeta gjithmonë triumfojnë mbi vdekjen. Artistët theksuan se tematika është aq aktuale sa rreziku që në këngë të mbizotëronte melankolia ishte i madh. Por, në këngën “Triumfi i jetës” dhimbja kthehet në forcë, gjë të cilën e tregon më së miri edhe vargu, “Veç dashuria e mban botën gjallë”.
“Triumfi i jetës është një këngë me dimensione të mëdha artistike dhe profesionale”, tha Stefi teksa falënderoi krijuesit e këngës, kompozitorin Jetmir Barbullushi, poeteshën Zhuliana Jorganxhi dhe orkestruesin Shpëtim Saraçi./BalkanWeb
ObserverKult
———————————-
Lexo edhe: ZBULOHET KUSH DO TË DREJTOJË FESTIVALIN E KËNGËS NË RTSH, JA DATAT
Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur prej ditësh punën. Kjo po bëhet që të sjellë përpara publikut festën e rëndësishme të muzikës shqiptare, në mbrëmjet e 27, 28 dhe 29 dhjetorit, live nga Pallati i Kongreseve.
Drejtori i Festivalit, Martin Leka, i ka besuar konceptit të regjisorit Redi Treni, skenografi të Albi Çifligut. Realizohet me skenar të gazetareve Zefina Hasani e Kozeta Kurti. Do të jetë nën moderimin e…
Leximin e plotë mund ta bëni këtu.
ObserverKult