Trupa e Baletit të Kosovës, për herë të parë do të ngjisë shkallët e skenës së festivalit “Fini Dance Festivale & Awards”, në New York. Kështu ka njoftuar Baleti Kombëtar i Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Nën koreografinë e Antonio Pio Fini dhe interpretimin e dy balerinëve të Baletit Kombëtar të Kosovës, Aulonë Nuhiu dhe Fatmir Smani do të performojnë në shfaqjen “Shtegtimi.
Këtë shfaqje publiku në New York do të mund ta ndjekin në ditën e fundit të muajit gusht. Pikërisht kjo shfaqje u dha premierë në Itali muajin që shkoi.
E para performancës në New York, Trupa e Baletit vendas do të marrë rrugën për në Graz të Austrisë për interpretimin e shfaqjes “Corror o Fado”. /ObserverKult
Lexo edhe:
BALETI KOMBËTAR I KOSOVËS SJELL DY ÇMIME NGA ITALIA
Prezenca kulturore e Kosovës në skenën ndërkombëtare po lartësohet. Performanca magjepsëse “Shtegtim”, e realizuar në mënyrë të përsosur nga trupa e Baleti Kombëtar i Kosovës, pas shfaqjeve në dy qytetet italiane, Villapiana dhe Altomonte, ka siguruar dy çmime.
“Balerinët Fatmir Smani dhe Aulonë Nuhiu u shpërblyen nga Festivali Ndërkombëtar ‘Fini Dance Festival’,. Kjo në kategoritë ‘Kërcimtari më i mirë’ dhe ‘Kërcimtarja më e mirë’. Ky sukses është dëshmi e talentit. Po ashtu pasionit dhe punës së palodhur të balerinëve tanë”. Kështu njoftoi nëpërmjet një postimi në Facebook Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult