13 gjërat më idiote që kanë thënë VIP-at dhe kanë lënë nam

Deklatara idiote

Nuk janë të pakta rastet kur yjet me famë botërore ia kanë futur aq kot sa deklaratat e tyre kanë dalë qesharake dhe komplet pa kuptim e logjikë.

GreenLemon ka sjell 13 shembuj të të famshmëve se si “ia huqën” me të madhe në atë çfarë thanë gjatë intervistave të tyre.

Paris Hilton: “Jo, jo nuk kam shkuar në Angli, isha në Londër”.

Arnold Schwarzenegger për martesat gej: “Mendoj që martesat gej duhet të jenë mes një burri dhe një gruaje”.

Britney Spears: “Nuk kam dashur kurrë të shkoj në Japoni sepse nuk më pëlqen peshku dhe peshku është shumë i përhapur në Afrikë”.

Kanye West: “Mua nuk më pëlqen të mendoj. Njerëzit mendojnë se unë mendoj shumë, por unë nuk mendoj. Nuk më pëlqen të mendoj fare”.

Brooke Shields: “Duhani vret. Nëse vdes, ke humbur një pjesë të rëndësishme të jetës tënde”.

Christina Aguilera: “Ku mbahet këtë vit Festivali i Kanës?”.

David Beckham: “Ne do ta pagëzojmë djalin Broolyn, por nuk e dimë në çfarë besimi”.

Shaquille O’Neal kur u pyet në një intervistë nëse e ka vizituar Partenonin gjatë udhëtimit të tij në Greqi, u përgjigj: “Nuk i mbaj mend mirë emrat e klubeve ku kam shkuar”.

Carl Everett ka thënë: “Bibla nuk përmend asgjë për dinosaurët. Nuk mund të thoni ka patur dinosaurë kur nuk i keni parë ata. Dikush e ka parë Adamin dhe Evën duke ngrënë mollë. Por askush nuk e ka parë Tiranosaurin Rex”.

Cameron Diaz: “E kam vënë re gravitetin që kur isha e vogël”.

Kellie Pickler: “Mendoja se Europa ishte një shtet”.

Dan Quayle: “Është koha që rraca njerëzore të hyjë në sistemin diellor”.

George Gobel: “Po të mos ishte shpikur elektriciteti, ne sot do të ishim duke parë televizor me qiri”. 

ObserverKult

Kliko edhe:

NËSE JETA TË JEP LIMONA, BËJ LIMONADË! 35 THËNIE TË ZGJEDHURA