“Trupin ia tërhoqën zvarrë”/ Rrëfimi rrëqethës i Eda Zarit: Si më vranë vëllanë më ’90-të, tjetri dergjej në psikiatrinë e Elbasanit

E ftuar, kohë më parë, në “S’e Luan Topi” me moderatoren Erjona Rusi, artistja Eda Zari foli për vrasjen e pabesë të vëllait gjatë rënies së komunizmit.

Rrëfimi i artistes për vështirësitë që kaloi familja e saj pas tragjedisë, teksa vëllai tjetër dergjej në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ndërsa regjimi i kërkonte detaje…

“Ka patur një kohë shumë të gjatë që unë nuk artikulohesha mbi këtë tematikë, ndoshta se nuk isha akoma esëll me humbjen, me dhimbjen.

Por kam pasur shumë kontakte gjatë kësaj kohe me shumë bashkudhëtar të dhimbjes.

Dimë që Ilirjan Zari ishte ndër të parët ose i pari, i cili u vra në kufi të Ersekës në vitin 1990.

Ishte vrasja e parë menjëherë pasi ne menduam se tashmë po lulëzonte diçka. Kemi rënien e murit të Berlinit, kishim lëvizje të jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor, gjerësisht në Europë.

Por për fatin e tij të keq dhe fatin tonë të keq, ai humbi jetën dhe në korrik të ‘90, dimë ndodhitë, hapjet e ambasadave, njerëzit që shkojnë nëpër anije”, tha Zari.

Artistja e njohur kujtoi gjithashtu edhe se si prindërit e saj përjetuan këtë ngjarje të trishtë dhe si vëllai i tjetër ndodhej në psikiatrinë e Elbasanit.

“Janë fort të dhimbshme ato skena, ato kujtime. Përveçse ne humbëm vëllanë tonë dhe vëllai tjetër, dergjej në psikiatrinë e Elbasanit.

Përtej që nëna kishte vuajtjet e saj, bashkë me babain, gjëra të cilat ndikuan shumë në shëndetin e tyre, problematika ishte se vazhdonin pyetjet e pafundme të Sigurimit të Shtetit të asaj kohe.

Ndaj kemi edhe sot Muzeun e Gjetheve, ku shpeshherë kur e vizitoj, menjëherë kam ato reminishencat e caktuara të cilat janë me të vërtetë të dhimbshme. Kamxhik në trup, mënyra të jashtëzakonshme shantazhesh.

Gjërat të cilat edhe unë në një ndër, le të themi shkrimet e mia që kam bërë për tim vëlla por edhe për të përndjekurit politik, të cilët edhe sot e kësaj dite e vuajnë dhimbjen dhe e kemi shumë prezente në mesin tonë.

Dua të them se nuk janë kujtime fort të mira dhe gjithmonë kur ja heq plagës atë leukoplastin, gjithmonë fillon e derdh gjak. Uroj që historia të mos përsëritet”, tha Zari.

Ndërsa e pyetur se pse hulumton ende në dosjet e vëllait të saj, artistja e mirënjohur u shpreh:

“Ndoshta njeriu vjen në një pikë të caktuar të jetës për të kuptuar përtej biografisë së familjes, përtej asaj pemës së origjinës, kush jam unë, nga vi, si degëzohet gjaku im.

Kjo ka qenë një pikë shumë e rëndësishme për të kuptuar se si ishte kjo vrasje, se si ndodhi.

Cilat ishin arsyet? E teksa ti shfleton, hap këto letra, hap këto dokumente, bëhesh dëshmitare dhe me dëshirë “vizitore” e shumë fakteve të dhimbshme që tek mënyra se si ai kishte marrë plumbat, mënyra se si trupin e tij e kishin tërhequr zvarrë nëpër fshatrat e Ersekës”./sot.com


eda zari

Lexo edhe:

EDA ZARI: DHE TË HUMBA… (TEKSTI DHE MUZIKA)

Kënga “Prandaj” e kënduar nga Eda Zari

Se të desha vetë,
Dhe t’u nqasa vetë,
Dhe të putha vetë-
Prandaj.

Tekstin dhe videon e kësaj kënge mund ta shikoni dhe dëgjoni KËTU:

ObserverKult