Tupja: Gjuha shqipe po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: “a flet shqip”?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH tha se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa pas 100 vitesh do të pyesë shqiptari- shqiptarin: “a flet shqip”?

“Çështja qëndron në faktin se shqipja, edhe për shkak të globalizmit po shkon drejt greminës. Pas 100 vitesh do pyesë shqiptari- shqiptarin: “a di të flasësh shqip”?

Duhet reaguar. Leksiku i gjuhës shqipe po bombardohet, po ikin fjalë të tëra.  Kryeministri deformon i pari shqipen me fjalë që s’di nga i gjen. S’ka më mënyrë dëshirore në gjuhën shqipe.

Habitorja është duke lënguar. Po fshihet. Titrat e mediave janë dramë. Janë analfabetë funksional. Po rrudhet gjuha.’, tha Tupja.  

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /rtsh

ObserverKult


rumi poezi per observerkult

Lexo edhe:

RUMI: ÇFARË E LËNDON SHPIRTIN?

Nga Rumi

Dridhemi kur mendojmë se nga çasti në çast do të tretemi
në mosgjallim, por mosgjallimi
trembet shumë më tepër se mos atij mund t’i jepet trajtë
njerëzore!

Dashuria për Zotin e Lum është vetëm kënaqësi.
Mrekulli të tjera
bëhen të hidhura . Çfarë e lëndon shpirtin?

Të jetosh pa ia shijuar ujit thelbin e vet.
Njerëzit e mbajnë mendjen te vdekja dhe kjo botë lëndore.
Ata kanë dyshime për ujin e shpirtit.

Këto dyshime mund të zvogëlohen! Për të zgjuar nga gjumi
kthjelltësinë tënde,
përdore natën. Errësira dhe uji i gjallë
Janë dashnorja dhe dashnori. Lërini të rrinë bashkë zgjuar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


rumi poezi per observerkult

RUMI: DUKE KËRKU FYTYRËN TANDE

Poezi nga Rumi

Duke kërku fytyrën tande
Prej n’zanafillë të jetës ’eme
kam kërku fytyrën tande
por sot e pashë.

Sot pashë
hijeshinë, bukurinë,
mirësinë e pashoq
të fytyrës
që isha duke kërku.

Sot të gjeta ty
e ata që deri dje më përqeshnin
e tallnin
sot kanë keqardhje që nuk të kanë kërku
sikur kam ba unë.

Jam i habitun prej madhnisë
së bukurisë tande
që ndih në mue dëshirën me të kundru
me të paktën njiqind sy.

Zemra jeme shkrumet prej pasionit
për këtë bukuri të mrekullt
që gjithmonë kam kërku.

E tesh’
turpnohem
me e quejt këtë dashni njerzore
e kam frikë prej Zotit
me e quejt hyjnore.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult