Është kthyer në një mani të prindërve, në varësi dhe të mundësive financiare, që fëmijëve të tyre tu mësojnë sa më shumë gjuhë të huaja që në moshë të vogël.
Publicisti, Edmond Tupja, në një intervistë në Ora News me gazetaren Matilda Mcini thotë se kjo shpesh herë jep efektin e kundërt.
Sipas tij mosha ideale për një fëmijë që të ndjekë mësimet për një gjuhë të huaj është 10-vjeç, pasi ai më parë ka përvetësuar bazat e gjuhës së tij amtare.
Tupja: Ka raste kur fëmija fillon të mësojë që i vogël jo një gjuhë apo dy, por edhe tre, vjen një moment që do të bllokohet. Është vënë re që ata që, që në fëmijëri kanë mësuar 2-3 gjuhë për arsye se babai me mamanë flasin një gjuhë, në vendin ku kanë emigruar flasin një gjuhë tjetër, gjyshi me gjyshen që i vijnë herë pas here flasin një dialekt dhe ka fëmijë që bllokohen. Është vënë re që ata që e mësojnë gjuhën e huaj jo në vendin ku flitet kjo gjuhë por në vendin ku kanë lindur, ka shumë mundësi që të ruajnë nga kjo praktikë një farë ngathtësie në të shprehur. Se do kërkojë google në mendje kur bën translate, do kërkojë dhe do të vonohet. Do të kenë njëfarë ngathtësie. Mendoj se mësimi i gjuhës së huaj duhet të fillojë në moshën 10 vjeç, pasi të përforcojë strukturat e gjuhës amtare, qoftë leksikore, qoftë morfosintaksore.
Shqetësim për Tupen është dhe ngingarkesa te fëmijët dhe këtu ai sjell shembullin e Koresë së Jugut.
Tupja: Këtu ka prindër që i kanë fëmijët në 3-4 kurse të gjuhëve të huaja, do ta mbingarkojnë fëmijën. Do të ndodhë ajo që ndodh në Korenë e Jugut ku fëmijët mësojnë lloj-lloj lëndësh në shkollë që të bëhen sa më të aftë dhe pastaj gjatë javës me mësues privat. Koreja e Jugut është vendi ku ka më tepër vetëvrasje te fëmijët.I duhet thirrur logjikës, të mos i stërmundojnë fëmijët vetëm me gjuhë të huaja se do ta çojmë dhe për piano, do çojmë në sport, e mbingarkojmë. Edhe kjo do të ketë një kosto pastaj te sjellja e fëmijëve, mund ta bëjë pak të ndrydhur se e shkëput…
Ndërkohë teknologjia duket se është një tjetër “armik” në duart e fëmijëve, duke ndikuar për keq dhe në vetë shëndetin e tyre.
Tupja: Shikoni çfarë ndodh me tabletat. Që 1 vjeç e gjysmë e ka në dorë ai atë dhe e mëson. Aty ka valë që dalin dhe një nga shkaqet që e rrit rrezikun për autizëm janë dhe tabletat, diku e kanë kufizuar në Amerikë a një vend të Europës, e kanë kufizuar deri në 1-2 orë në ditë, jo më tepër.
ObserverKult