Tupja: Po s’më rrahu mendja dhe zemra për dikë, nuk më rreh fundi i barkut!

Edmon Tupja biri im oh një grua

I ftuar, kohë më parë, në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, shkrimtari Edmond Tupja foli më gjerësisht rreth letërsisë, erotikës dhe edhe shqiptarëve.

A mund të na thoni profesor se çfarë është erosi pasi ka nga ata që pyesin?

Edmond Tupja: Erotika ka të bëjë me erosin që nuk është vetëm seksi, por është jeta përballë vdekjes që është ‘thanatus’ , pastaj në planetin tonë të paktën raca ripërtërihet, njerëzimi riprodhohet falë kontaktit seksual.

Fjala eros ka dy kuptime, e përsëris, mua më interesonte kuptimi i dytë domenthënë në kuptimin erotik, eros në kuptimin e një poezie, e një proze që i këndon asaj se çfarë ndodh midis burrit dhe gruas, midis Evës dhe Adamit, midis Havasë edhe Ademit; që është seksi.

Por ka lloj-lloj mënyrash për ta trajtuar seksin në letërsi. Kemi atë letërsi që quhet pornografike, ku qëllimi është që të fitosh para duke paraqitur gjëra si në një revistë pornografike ku sheh copa mishi. Shpirti nuk është i dukshëm, ose është fare pak i dukshëm, ndërsa letërsia e mirëfilltë erotike për mua, modestisht dhe për shumë autorë të tjerë në rang rruzulli tokësor, është ajo që i këndon edhe trupit, edhe shpirtit.

Çfarë është shqiptari si tip, pornografik apo erotik?

Edmond Tupe: Është midis të dyjave. Ka shqiptarë ose shqiptare që mund të bëjnë seks me një të panjohur dhe kënaqen fizikisht, ka të tjerë që duan të kenë një marrëdhënie përpara, të vogël, shpirtërore, për t’u përcaktuar shkalla e afrisë. Unë jam nga ata që po s’më rrahi mendja dhe zemra për dikë, nuk më rreh fundi i barkut.

Çfarë i bën martesa erosit profesor?

Edmond Tupja: Ky është problemi themelor që as filozofët nuk i kanë dhënë përgjigje. Montaigne është një filozof i shekullit të 19-të, ai ka shkruar ese, sprovat e tij, ai thotë se për t’u dashuruar duhet të çdashurohesh dhe për këtë duhet të udhëtosh. Kur një njeri udhëton ikën dhe vjen në shtëpi, ka shumë mall, atë mall për gruan e ka marrë malli nga pikëpamja erotike. Ai thotë duhet udhëtuar, por me kusht që të kthehesh, e lë të nënkuptuar.

Udhëtimi ka të bëjë me udhëtimin fizik apo ka të bëjë me të udhëtuarit ndër lule të tjera?

Edmond Tupja: Ndër lule të tjera? Nuk e di… në atë kohë s’ma ha mendja, megjithëse ishin më të lirshëm në këtë drejtim, në Mesjetë dhe në fundin e Mesjetës kanë qenë më të lirshëm. Në fakt ideja ishte që për t’u dashuruar duhet që të çdashurohesh që të dashurohesh prapë.

Unë e kam zhvilluar këtë temë. Çifti është si firzamonika, që të funsionojë çifti, që firzamonika të bjerë, herë duhen larguar që të dy anët, herë duhen afruar; po e largove dhe ngele, nuk funksionon.

Po e afrove dhe i le të bashkuara, prapë nuk funksionon mirë, prandaj duhet të largohesh për t’u afruar dhe duhet të afrohesh për t’u larguar. Udhëtimi është edhe një zënkë dhe zënka është udhëtim, i kthen kurrizin në krevat dhe ikën ndërron dhomën tjetër, por të nesërmen ose të pasnesërmen me sa qef dhe sa dëshirë është kur shkon i futesh ti dalëngadalë në krevat, ose vjen edhe ajo se është e emancipuar shoqëria shqiptare.


ObserverKult

Lexo edhe:

OH, NJË GRUA…POEZI EROTIKE NGA EDMOND TUPJA

ObserverKult