Turizmi veror, sidomos ai i brigjeve ujore, i pakombinuar me kulturë, art, muzikë, histori, ekologji, njohje me traditat etj., zhytur në një tallava të qelbur, është thjesht barbari.
Nga Artan Fuga
Është një thjeshtëzim i qenies njerëzore, pjekje e kockave dhe lëkurës nën rrezet përvëluese të diellit si në Sahara.
Nuk ka turist italian, ukrainas, polak, a marsian që e ndryshon këtë, s’ka propagandë që i heq një qime!
Sa bukur e ka kuptuar këtë Bashkia Pogradec ku në një mjedis të këndshëm, në një park të lulëzuar, në freskinë e qytetit të magjishëm, një natë enkelanase me hënë, u ndodha bashkë me një publik të këndshëm, në një shfaqje kuarteti, ekzekutim live i një fragmenti arie, si edhe balet.
U ndjeva larg barbarisë të diellit, djersës, specave të skuqur, rërës së laguar, shtyrjes brryl me brryl, cikërimave të ardhur nga Kina e Turqia, shitur për safi, si edhe ankesave jo kruasanti kaq euro, jo bishti i pulës kaq dollar, jo sallata me domate kaq lekë.
Diell, mish, raki, si ostrogotët para se të sulmonin Romën!
ObserverKult
Lexo edhe:
TURIZMI NË THETH, ÇDO KULLË NJË BUJTINË
Para pesë vitesh kemi shkruar “Të gjitha rrugët të çojnë në Alpe” dhe Thethi është njëra nga ato. Përndryshe një realitet krejtësisht tjetër nga i djeshmi. Qytezë turistike alpine në formim, me rreth 90 hotele. Vila, guest hous – e, bujtina, ku në të tilla qenë kthyer së pari kullat e banorëve.
Nga Ndue Dedaj
Ato mbajnë emërtimet e zonës: “Jezerca”, “Thethi”, “Berishta”, “Harusha”, “Tërthorja”, “Perla e Alpeve”, “Çarku”, “Polia”, “Dreni”, “Kroni i Micanit”, “Gurra”, “Shpella” etj. “Shtëpi e çifteli” ka qenë një fjalë e urtë në këto male. Në njëfarë mënyre, kjo tregonte se kënga ishte e para. Kurse sot mund të thuhet “shtëpi e bujtinë”. Do të thotë se i pari është biznesi i turizmit.
Lajmi tashmë është rruga e asfaltuar, që e ka bërë Thethin një “lagje” të epërme të zonës urbane nga Kopliku në Shkodër. Shkuam dhe këtë verë atje, si qindra e mijëra të tjerë. Shqiptarë dhe të huaj. Thethi nuk është më i vetes.
Një fshat në Alpet Shqiptare që ka një lum, disa shtëpi alpine që tymojnë pareshtur. Një kishë, një shkollë, burra dhe gra që japin e marrin me gurin e malin për të nxjerrë bukën e tamlin prej tij. Pleqnarë, luftëtarë, shtegtarë, rapsodë dhe një kryeplak që ujdis punët e fshatit.
tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult