Turpëruese për RTSH: Teksti injorant i Elvana Gjatës dhe teksti “hiq më i mirë” i Arilenës

Sikurse pretendentja për çmim të parë Elvana Gjata, ashtu edhe fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH, Arilena Ara, ishin zhgënjyese me tekstet e këngëve me të cilat u prezantuan.

Elvana Gjata “Me tana”, tekstin e shkroi vet. Tekstit që përveç që është tejet i dobët nga ana kuptimore, nuk i mungojnë as gabimet sintaksore. Gabimi themelor haset që në titull, gjë që vazhdon në rresht të parë e tutje gjithkund ku përdoret.

” Ti kam fal ty me tana” s’ka pikë kuptimi. Sikur të thuhej p.sh. “Ti kam fal ty te tana”, ose “ti kam falë ty tanat” do të ishte tjetër gjë. Por varianti i shkruar e kënduar nga Elvana është skandaloz.

Këtë e ka vënë në pah edhe anëtarja e jurisë Rita Petro .

Rita Petro shprehet për Elvana Gjatën: Këngëtarja duhetj te ishte treguar më e kujdesshme me tekstin.

Sipas Petros, shumë njerëz nuk e kanë kuptuar ‘Me t’tana”, pasi nuk është shkruar si duhet.

ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Me tana” të Elvana Gjatës e po ashtu edhe tekstin e këngës “Shaj” të Arilena Aras , e për më tepër vlerësojini vet.

Elvana Gjata “Me tana”

Ti kam fal ty me tana
Me tana o me tana
Dashni me fal
O kush ka me ma nal?

A ma thua edhe sa
Duhet të pres ty me të pa
Ta di, dua ta di dhe sa
Ti kam fal ty me tana
Me tana, o me tana
Dashni me fal
O kush ka me ma ndal? (Hey)

Hey hey

Shpirt ti më je se shpirtin ma jep
Nëse ti nuk je të gëzoj a kam arsye
Vetëm ti je, vetëm prej tej
Sytë më shkëlqejnë si miliona yje

Kohën ndale ndale
Të shkoj ngadale ndale
O më ngadale ndale
Na na na na na

A ma thua edhe sa
Duhet të pres ty me të pa
Ta di, dua ta di dhe sa
Ti kam fal ty me tana
Me tana o me tana
Dashni me fal

O kush ka me ma ndal? (Hey)

Hey hey

Shpirt ti më je se shpirtin ma jep
Se ka ditë e netë që buza ime thahet
Harroj botën, më mbyt vetmia
Nuk ta bën askush ç’ka të bën dashuria

Kohën ndale ndale
Të shkoj ngadale ndale
O më ngadale ndale
Na na na na na

A ma thua edhe sa
Duhet të pres ty me të pa
Ta di, dua ta di dhe sa
Ti kam fal ty me tana
Me t’tana o me tana
Dashni me fal
O kush ka me ma ndal?

Hey hey
Hey hey
Hey

Dhe tekst hiq më në nivel nuk ishte as i këngës fituese.

Arilena Ara: “Shaj”, tekstin e shkroi Lindon Berisha

Nuk e di, a të ka ndodhë
Të goditesh brenda fort
Nga një shkëndijë
E bukur dhe e trishtë
Sa të rritë edhe të lodhë
Reziston që ta lëshosh
Të jep ndjesinë, që nuk ka përfundim.

Dua ta shajë
Peshën që nuk e mbaj dot, mbaj dot.
Po më tërheq ajo zvarr.
Më vjen që ta vras
Atë që s’mund ta ndaj, ta ndaj
Dhe më bën të ndjehem me faj.

Ka dicka më tjetërson
Brenda meje po rënkon
Të ulëras, t’ia fal apo ta vras?
Nuk e di si ta gjykoj,
Më lëndon por e duroj
E ka një çmim
Ky peng i shpirtit tim.

Dua ta shaj,
Peshën që nuk e mbajë dot, mbaj dot.
Po më tërheq ajo zvarrë
Më vjen që ta vras,
Atë që s’mund ta ndajë, ta ndajë
Dhe më bën të ndjehem me faj.

Uo-oh shaj, uo-oh
Shaj, shaj, shaj
Shaj. shaj, shaj shaj
Uo-oh, oh

Më vjen që ta vras
Atë që s’mund ta ndajë, ta ndajë
Më bën të ndjehem me faj.

Vite me radhë këngëtarë, kompozitorë e producentë të shumë kanë ngritur zërin publikisht kundër degradimit të Festivalit të RTSH-së, i cili në anën tjetër si për ironi, nga viti në vit po e zbret edhe më poshtë nivelin. / ObserverKult