Turqia i dhuron Shqipërisë 1 milion dokumente të epokës osmane (pse tani?)

1 miljon

Nga Ismail Qemali te Ali Pashë Tepelena, çfarë përmbajnë 1 milion dokumentet e epokës osmane?

Mediat turke i kanë bërë jehonë lajmit se në vendin tonë kanë mbërritur 1 milion dokumente nga koha e perandorisë Osmane.


“Dailysabah” shkruan se, “Turqia, një aleate e ngushtë e Shqipërisë me lidhje të thella me Perandorinë Osmane, hapi arkivat e saj për vendin ballkanik. Ajo ka dhuruar më shumë se 1 milion dokumente. Ato përmbajnë të dhëna për Shqipërinë e epokës osmane dhe banorët e saj në mediat dixhitale në vendin ballkanik, sipas arkivistit më të lartë të shtetit”.

Ardit Bido, kreu i arkivave shtetërore të Shqipërisë, tha se institucioni që ai drejton është pasuruar me mbi 1 milion dokumente nga Arkivi Osman me qendër në Stamboll.

Duke nënvizuar se dhurimi u bë në bazë të një marrëveshjeje për shkëmbimin e dokumenteve arkivore mes dy institucioneve, Bido tha: “Në vitin 2015 dhe 2020, arkivi në Stamboll ka dhuruar nga 5,000 deri në 350,000 dokumente”.

Sipas mediave turke, midis tyre kishte dekrete, të dhëna biografike për Ismail Qemalin, themeluesin e Shqipërisë moderne.

Dokumente që lidhen me Ali Pashën e Janinës, një sundimtar shqiptar që vdiq në 1822, tha ai. Bido nënvizoi se të gjitha dokumentet arkivore të epokës osmane që lidhen me Shqipërinë dhe shqiptarët janë kthyer tashmë në vendin e tij.

Dokumentet thuhet gjithashtu mbulojnë aktivitetet politike dhe shoqërore të shqiptarëve në të gjithë Perandorinë Osmane.

Zyrtarët e arkivave shqiptare thanë se dokumentet do të jenë një shtysë për kërkime të mëtejshme dhe do të hedhin dritë mbi aktivitetet e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga epoka osmane deri në shpalljen e pavarësisë në 1912./gazetamapo.al

ObserverKult

Lexo edhe:

KISHA MË “E NJOHUR” NË SHQIPËRI, PËR SHKAK TË SKËNDERBEUT