Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s lëshoi një deklaratë në lidhje me vendimin e Turqisë për t’i kthyer monumentet botërore të Hagia Sophia dhe Manastirin e Chora në xhami.
Komiteti, duke u takuar për sesionin e 44-të në internet nga Kina, gjithashtu shprehu keqardhje që qeveria e Turqisë injoroi thirrjet e përsëritura nga UNESCO për të vëzhguar udhëzimet e organizatës mbi monumentet e trashëgimisë botërore.
Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për pasojat e këtyre vendimeve mbi natyrën globale të monumenteve dhe i bëri thirrje Turqisë të zbulojë qëllimet e saj dhe të bashkohet në dialog përpara çdo ndryshimi tjetër radikal.
UNESCO gjithashtu i kërkoi Turqisë që të paraqiste një raport mbi mirëmbajtjen e dy monumenteve deri më 1 shkurt 2022 për diskutim në takimin e ardhshëm të Komitetit të Trashëgimisë Botërore.Burimet diplomatike greke e mirëpritën deklaratën e UNESCO-s.