Gjashtë motra, vdiqën duke luftuar me ushtarë austro-hungarezë dhe varreza e tyre u shndërrua në tyrbe, rreth 400 vjet më parë.
Tregimi për “Tyrben e çikave” ngjason me legjendat për zanat e pyllit, që dalin për t’i mbrojtur të mirët dhe sulmuar ata që veprojnë keq.
Ngjashmëria e historisë për tyrben që ndodhet në Gjakovë, me mitet dhe ritualet tjera shqiptare, është hulumtuar dhe përmbledhur në një video.
Artistja Lola Sylaj dhe hulumtuesja Donjetë Murati, e kanë realizuar filmin “Tyrbja e çikave”, që shpalos një ndërveprim mes të kaluarës dhe të tashmes, si dhe veprimeve e thënieve që e përcjellin njeriun gjatë kohës, raporton “Express” i KTV-së.
Lola Sylaj shpjegon se si u inspirua ta realizojë videon që bazohet në intervistat e realizuara me familjen Bejtullahu në Gjakovë, e cila edhe është kujdesur për këtë tyrbe.
Ajo flet edhe për aspektet gjinore të rrëfimit për Tyrben e Çikave.
Video “Tyrbja e çikave” është finalizuar pas një pune tetëmuajshe dhe hulumtuesja Donjetë Murati shpjegon se si ka shkuar ky proces.
Murati flet për disa nga elementet më interesante që dyshja ka hasur gjatë hulumtimit të rrëfimit për Tyrben e Çikave.
“Tyrbja e Çikave” është projekt i realizuar në kuadër të platformës “HeritageSpace”, që implementohet nga “ChWB Kosova”.