U dashurua me kamerën që 16-vjeç, rrëfehet operatorja e parë grua në Shqipëri (Video)

Sonja Mamaqi, operatorja e parë grua në Shqipëri që u dashurua me kamerën që në moshën 16-vjeç, ka ardhur në një rrëfim ndryshe për ‘Real People’ në Euronews Albania.

Ajo tha se u fut operatore falë ndihmës që i dha i ati, ndërsa shtoi se asokohe paragjykohej shumë për punën që bënte pasi ishte vajzë.

Më tej theksoi se kishte konkurrencë mes kolegëve dhe se kur përfundoi një kurs asaj dhe shoqes saj nuk i dhanë titull.

“Im atë ishte funksionar në atë kohë dhe unë ngulja këmbë o operatore o s’ka. Babi bisedoj me ish-drejtorin e Kinostudios dhe unë u futa aty. Më thanë që s’kemi parë femra operatore, e më thanë që duhet dhe një vajzë tjetër.

Bota ishte shumë e egër, kishte konkurrencë dhe egoizëm. Kishte paragjykim dhe ndarje gjinore. Kur mbaruam kursin ne nuk na dhanë titullin, por kolegëve tanë po. Babai im ka qenë kryeredaktor i Zërit të Popullit, dhe nëse nuk do ishte ai kurrë nuk do bëhesha operatore”- tha ajo.

U dashurua me kamerën që 16-vjeç, rrëfehet operatorja e parë grua në Shqipëri

Lexo edhe:

KUJTIM GJONAJ: PUNA IME NË KINOSTUDIO… KUR HIPOKRITËT QANIN PËR ENVER HOXHËN

Ai është i ngopur deri në tej me titujt, dekorata plot shkëlqim ku janë stampuar gjithfarë figura emblematike, dhe kartonë bojë floriri ku kanë shkruar motivacione deri në superlativë.

Dhe me siguri, nëse do t’i varte në qafë, do të shëmbëllente me Çezarin që kthehej nga ekspeditat ndëshkimore të Egjiptit, a me një Gjeneral Armate nga Lufta e Dytë Botërore, që pati marshuar me tank mbi Berlin. Ndaj shtesa në organikë e një teneqeje më shumë nuk është se i krijon pritshmëri a ndonjë efekt entuziazmi sipëror. Dhe nga përfitimi i ndonjë titulli tjetër të pamarrë, që do ketë mbetur në ndonjë cep sirtari administrativ, ka hequr dorë prej kohësh.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU