Muzeu kombëtar “Shtëpia me gjethe” ka përkujtuar viktimat nga kleri katolik, të ekzekutuar pranë Varrezave të Rrmajit në Shkodër më 4 mars të vitit 1946.
Gjatë muajit dhjetor të vitit 1945, autoritetet komuniste zbuluan në Shkodër organizatën “Bashkimi Shqiptar” që drejtohej nga i riu seminarist Mark Çuni.
Organizata ishte shfaqur nëpërmjet disa trakteve antikomuniste të lëshuara në qytetin e Shkodrës. Për këtë arsye, u arrestuan gjithashtu si përgjegjës Atë Giovanni Fausti dhe Atë Daniel Dajani si eprorë dhe profesorë të seminarit. Gjithsej u arrestuan 39 persona.
Kjo do të ishte e para goditje e organizuar ndaj klerit katolik në Shqipëri.
Në gjyqin e mbajtur në kinema “Rozafati”, prokurori Aranit Çela akuzoi të pandehurit se “Kanë punuar për t’i përgatitur fushë të favorshme fashizmit Italian.
Po ashtu me pushtimin e vendit kanë punuar për legalizimin e okupacionit dhe për fashistizimin e vendit e të popullit, kanë ndihmuar organizatat tradhëtare të krijuara nga armiku dhe qeveria kuislinge, kanë sabotuar rezistencën e popullit, duke kryer akte terrorizmi etj”. Në mungesë të provave, çdo akuzë se do të kryenin akte terroriste u mohua nga klerikët.
Nga 39 të arrestuar, 7 prej tyre u dënuan me vdekje. Ekzekutimi me pushkatim u krye pranë Varrezave të Rrmajit në Shkodër më 4 mars 1946 për:
– Atë Daniel Dajani
– Atë Giovanni Fausti
– Atë Gjon Shllaku
– Djakon Mark Çuni
– Qerim Sadiku
– Gjelosh Lulash Bajraktari
– Fran Miraka (u ekzekutua më 3.7.1946)
ObserverKult
Lexo edhe:
XHELAL ADEMI: TI S’ERDHE…
Poezi nga Xhelal Ademi
Një shteg të vetëm si nuk e gjete
Po sa i madh ky gjumë
Veç ndjenjat t’merrje aty me vete
S’më duhej gjë më shumë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ISMAIL KADARE: O JU KORBA QË MË HANI, SYTË E ZEZË TË MOS M’I NGANI!
Ndër dy male me dëborë
Ra një trim vetullë-hollë
O ju korba që më hani
Syt’e zez të mos m’i ngani!
Se kur nat’e zez’ të bjerë
Do vrapoj un’ porsi erë.
Atdheu ku më pret,
Tek deti buçet.
O ju korba që më grini,
Syt’e zez vetëm m’i lini
Se pa ta s’do gjej dot rrugët
Në të errët, në të mugët.
Ku nëna më pret,
Tek deti buçet.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult