U hap ekspozita me fotografitë e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës janë ekspozuar fotografi që pasqyrojnë aktivitetet të më shumë se dy dekadave të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe deputetë të tjerë kanë marrë pjesë në hapjen e kësaj ekspozite me fotografi të Adnan Ruhanit.

Ai që nga viti 1991 ka përcjellë të gjitha aktivitetet e LDK-së dhe ish-presidentit Ibrahim Rugova, transmeton ‘rtklive’.

Ai tha se synon që edhe në të ardhmen të realizojë ekspozita të tilla me fotografi të shumta.

Ky aktivitet është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.


Lexo edhe:

IBRAHIM RUGOVA, PRIJËSI QË SFIDOI REGJIMIN KOMUNIST