JK Rowling, (Joanne Kathleen Rowling), lindi në 31 korrik të vitit 1965 në Bristol. Fama e saj është e lidhur me serinë e romaneve Harry Potter, që i ka shkruajtur me pseudonimin e J. K. Rowling (ku “K” qëndron për Kathleen, emrin e gjyshes), e cila është arsyeja se pse shkrimtarja është identifikuar si Joanne Kathleen Rowling. Pas martesës në vitin 2001, emri i saj ligjor bëhet Joanne Murray.
Romanet, të emëruara sipas personazhit kryesor, rrëfejnë aventurat e një magjistari të ri, Harri Poter, dhe miqve të tij, Ron Uezli dhe Hermionë Grenxhër, të cilët janë studentë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts. Historia flet për përballjen e Harrit me magjistarin e errët, Lordin Fluronvdekje, i cili ka për qëllim të bëhet i pavdekshëm, të pushtojë botën e magjisë, të nënshtrojë njerëzit jo-magjistarë (Babanacët), dhe të vrasë të gjithë ata që mundohen ta pengojnë.[1]
Që prej nxjerrjes së romanit të parë, më 30 qershor 1997, librat kanë fituar një popullaritet të pamasë dhe kritika të shumta pozitive, duke u kthyer në një sukses tregtar kudo në botë. Vepra është përkthyer në 80 gjuhë të ndryshme dhe deri në shkurt të 2008-tës janë shitur rreth 500 milion kopje, duke e kthyer serinë e Harry Potter në një nga seritë e librave më të shitura në historinë botërore. Katër librat e fundit kanë vendosur rekordin për librat e shitur më shpejt në histori, me gjithsej 11 milion kopje të shitura në Shtetet e Bashkuara vetëm në 24 orët e para që nga dalja ne treg.
JK Rowling tashmë është shkrimtare prej më të njohurave në botë, por nuk ishte gjithmonë kështu. Në vazhdim gjeni disa fakte jetësore të saj:
Në moshën 17-vjeçare, ajo u refuzua nga kolegji për të studiuar.
Në moshën 25-vjeçare, i vdes nëna nga nje sëmundje e rëndë.
Në moshën 26-vjeçare, u transferua në Portugali për të mësuar anglisht.
Në moshën 27-vjeçare, u martua.
Burri i saj e keqtrajtone dhe dhunonte. Pavarësisht kësaj, bëhet nënë, duke lindur një vajzë.
Në moshën 28-vjeçare, u divorcua dhe u diagnostikua me depresion të rëndë.
Në moshën 29-vjeçare, ishte një nënë e veteme beqare që jetonte me ndihmë sociale.
Në moshën 30-vjeçare, tentoi të bëje vetëvrasje .
Por në një moment ajo e ndryshoi mendjen dhe e drejtoi të gjithë pasionin e saj për të bërë të vetmen gjë që mund ta bënte më mirë se kushdo tjetër.
Dhe ky ishte shkrimi.
Në moshën 31-vjeçare, ajo më në fund botoi librin e saj të parë.
Në moshën 35-vjeçare, kishte nxjerrë 4 libra dhe u shpall Autorja e Vitit.
Në moshën 42-vjeçare, shiti 11 milionë kopje të librit të saj të ri, në ditën e parë të publikimit.
Kjo grua është JK Rowling.
E mbani mend se si ajo e mendoi vetëvrasjen në moshën 30-vjeçare?
Sot, Harry Potter është një markë globale me vlerë më shumë se 15 miliardë dollarë.
Mos u dorëzo kurrë.
Besoni në veten tuaj.
Jini të pasionuar.
Punoni shumë.
Asnjëherë nuk është vonë!
ObserverKult
Lexo edhe;
I THANË SE PO PLAKET… JA PËRGJIGJJA “INTERESANTE” E VIKTOR HYGOS