U kritikua shumë në Turqi që tha: “Jam pasardhëse e Skënderbeut”, flet aktorja turke (Video)

Aktorja e njohur turke, Pelin Batu, tha se postimi i saj në rrjetet sociale ku thoshte se është stër stër mbesa e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot- Skëndërbeu mori shumë reagime negative.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tregoi se njerëzit i thoshin se si mund të jetë krenare për Skëndërbeun që ka vrarë shumë turq në kohën e luftës.

“Pati shumë reagime kur thashë se jam stër stër mbesa e Skëndërbeut. Njerëzit filluan të thoshin se ai vrau shumë otomanë, si mund të jesh krenare për dikë si Skëndërbeu që urrente turqit. Vetë Skëndëbeu ishte stërvitur në Turqi por politikat e kohës bën që ai të mbronte vendlindjen e tij. Ndaj ta quajnë tradhtar është çmenduri”- tha ajo.


Lexo edhe:

AKTORJA E FAMSHME TURKE HAP POLEMIKA: JAM PASARDHËSJA E GJERGJ KASTRIOTIT!

Aktorja dhe shkrimtarja turke me origjine shqiptare, Pelin Batu, ka hapur polemikat në vendin e saj pasi ka publikuar foton duke përqafuar bustin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Batu ka publikuar në faqen e saj, foton me bustin e Skënderbeut në Gjenevë të Zvicrës.

Gazetari Ruben Avxhiu, i cili ka bërë shumë kërkime për aktoren turke me origjinë shqiptare shkruan…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU