U lansua faza e parë e projektit “Të kam në Mendje”/ Sibel Halimi: Njeriu është qenie e thyeshme- duhet ta ruajmë

Malda Susuri

Në Prishtinë u lansua faza e parë e projektit “Të kam në Mendje”. Kjo u bë e ditur nga drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

“Të jesh pjesë e lansimit të fazës së parë të projektit ‘Të kam në Mendje’ do të thotë të kesh empati për njeriun në labirinthet e jetës. T’i gjendesh atij pranë!”, tha Halimi.

Sipas saj, arti gjithmonë shkon përtej perceptimit dhe konceptimit njerëzor, prandaj përmes tij, mund të trajtohen në mënyrën më humane çështjet e shëndetit mendor edhe në shoqërinë kosovare.

“Ky projekt e ka një qëllim shumë fisnik, të luftojë stigmën që shoqëria e pikasë për njerëzit që vuajnë nga shëndeti mendor. Faza e parë përdor muzikën për ta inkurajuar komunitetin që të gjejë forcë për ta përballuar sfidën e këtij aspekti shëndetësor”, shtoi Halimi.

Ajo njoftoi se publikimi i katër këngëve është apel për shoqërinë, që ta ketë në mendje faktin se njeriu është qenie e thyeshme. Ai duhet ruajtur!

Për suksesin e kësaj faze, Sibel Halimi e falënderoi Malda Susurin.

Postimi i plotë në Facebook

ObserverKult


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI: GRUENISHT