Me 13, 14 dhe 15 maj, u mbajt edicioni i parë i Panairit të Librit “Kamza Lexon”, në kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli.
Të pranishme në panair ishin mbi 20 shtëpi botuese, mbi 30 shkrimtarë, studiuesit dhe përkthyesi dhe në secilën prej ditëve të panairit u mbajtën edhe nga disa promovime librash. ( mbi 30)
Ndër ta, të pranishëm ishin: Ana Shkreli, Natasha Poroçani, Fatos Kongoli, Namik Dokle, Besnik Mustafaj, Primo Shllaku, Stefan Çapaliku, Frano Kulli, Enkel Demi, Donika Dabishevci, Adil Olluri, Vlora Ademi, Ylljet Aliçkaj, Aida Baro, Fatmira Gjestila, Entela Kasi, Andreas Dushi, Nurie Emrullahi, Ahmet Prençi, Diana Çuli, Flavia Kenga, Iva Musaraj, Vera Bekteshi, Loer Kume, Enkelejd lamaj, etj,
Në ditën e tretë të Panairit “Kamza Lexon”, nga juria: Ylljet Aliçka, Alda Bardhyli dhe Ernestina Gjergji Halili u ndanë çmimet: për Vepër Artistike – “Tregimet e tranzicionit” nga Stefan Çapaliku; për Vepër Studimore – “Sovraniteti versus Integriteti” – Arben Çejku dhe “Identitete pluskuese”- Arba Baxhaku dhe Çmimi i Librit për fëmijë iu nda “Ana nga Tirana” nga Rudina Çupi.
ObserverKult