Sot në Vjenë , pas disa javësh nominime, është ndarë Diploma “AT GJERGJ FISHTA – POETI I KOMBIT”, në disa fusha.
Juria ndërkombëtare e përbërë nga: Kryetare Nderi, Prof. Marianne Graf (Austri), At Vitor Demaj, OFM (Shqipëri), Vlora Ademi- Kosovë, Ledri Kurti-Kraja, Shkodër, Gabriela Mujaj -Tiranë, Xhenc Bezhi- Salzburg, Ferdinand Nikaj- Londër, Gjergj Jozef Kola, Vjenë ka vendosur që t’i shpërblej me Diplomën “AT GJERGJ FISHTA – POETI I KOMBIT” këto personalitete:
Poezi: Jozef Radi (Refrenet e trazueme) dhe Ledia Dushi (Femna s´asht njeri)
Drama: Primo Shllaku (Aktorë pa kujtesë)
Roman EX AEQUO: Marçel Hila ( Zoti zbret në ferr), Elvi Sidheri (Erdha pashë dashurova), Flutura Açka ( Biri)
Përkthim: EX AEQUO Vinçens Marku & Shqipe Marku (Letërshkëmbimi i Fishtës) ,
Albert Gjoka & Frida Vokopola SKANDERBEG
Publicistikë: Gjoke Vata ( Gegnishtja), Donika Dabishevci ( Proza e poetizuar)
EXTRA: Cmimi i publikut: Monodramë Odise Plaku (Klithma e një nëne)
Studime: Prelë Milani – Lazer Kodra (Dukagjini ynë) dhe
Martin Ndoja për Shtëpinë botuese VOLAJ. /ObserverKult