U nda nga jeta 35 vjet më parë, por Marie Logoreci ende “jeton” fal’ roleve të saj…

Marie Logoreci ishte aktore shqiptare e teatrit dhe filmit, pioniere e kinematografisë shqiptare.

Paraqitja për herë të parë në film ishte tek Skënderbeu, më pas në filmin e parë shqiptar me metrazh te shkurtër ‘Fëmijët e saj’, dhe me pas në filmin e parë shqiptar ‘Tana’ dhe ‘Toka jonë’ etj.

Ajo luajti në filmin televiziv, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Ajo ngriti në art karaktere të ndryshme të nënave shqiptare, duke u kthyer vetë në simbol të nënës shqiptare.

Aktivitetin e saj artistik, Marie e nisi që në shkollë, ku luante në teatrin e shkollës, vizatonte dhe këndonte.

Në vitin 1945 ajo filloi të këndoje në Radio Tirana dhe në koncerte që jepeshin në qytete të Shqipërisë, si dhe shkoi në turne jashtë shtetit si soliste e Korit të Përgjithshëm të Shtetit.

Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në 1947 filloi punën në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Interpretimi i parë i saj në skenën e teatrit ishte Elmira në komedinë Tartufi të Molierit. Filmi i parë ku mori pjesë ishte bashkëpunimi sovjeto-shqiptar Skënderbeu.

Ajo mbeti një aktore e madhe e skenës, krijoi artin e saj. Duke qenë vrojtuese e mprehtë e jetës së popullit arriti të mbledhë polenin jetësor e ta hedhë në veprën e saj artistike duke i dhënë spektatorit shpirtin e njeriut, dhembjen, protestën, revoltën, urrejtjen, cinizmin, hipokrizinë, dinakërinë, etj… Atë që është esenca e rolit, atë magji që shkakton një art të vërtetë.

Gjuha e saj artistike është ekspresive dhe me kolor, mjetet skenike që ka aplikuar Maria, janë realizuar prej saj me mjeshtëri duke vënë vulën e vet të interpretimit, atë që ishte personale te Maria.

Rolet më të suksesshëm të saj janë: Xhesi te ‘Çështja ruse’, Alisa Lengton te ‘Rrënjë të thella’, Kristina Padera tek ‘Komploti i të dënuarve’, Fatimja te Halili dhe Hajrija, Aljona Patrovna te ‘Gjashtë dashnorët’, Lokja te ‘Toka jonë’, Ledi Milford te ‘Intrigë e dashuri’, Tringa te ‘Shtatë shaljanët’, Gertruda te ‘Hamleti’, Bernarda Alba te ‘Shtëpia e Bernarda Albës’.

Pastaj Tadrahova te ‘Morali i zonjës Dulska’, nëna Xhun te ‘Muri i madh i pakapërcyeshëm’’, Mara te ‘Përkolgjinajt’, plaka te ‘Çatia e të gjithëve’, nëna te ‘Cuca e maleve’, Gjela te ‘Përmbytja e madhe’.

Marie Logoreci vdiq në Tiranë në vilën e saj nga një atak kardiak më 19 qershor 1988.

Përveç urdhrave dhe medaljeve te ndryshme, Marie mban edhe titullin e lartë ‘Artiste e Popullit’ dhe ‘Nderi i Kombit’./konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MARIE LOGORECI, FILLOI ME KËNDIM PËRFUNDOI NË AKTRIM…

Më 23 shtator 1920, lindi në Shkodër, një prej pionereve të kinematografisë shqiptare, Marie Logoreci.

Vokacioni i saj artistik do të shpalosej që kur ishte vajzë e re, teksa pati nisur të luante rolet e para në teatrin e shkollës. Talenti që zotëronte Maria, shkonte edhe në drejtim të muzikës.

Në vitin 1945, nisi të këndojë në valët e Radio Tiranës. Repertori i saj u zgjerua në koncertet e njëpasnjëshme. Koncerte këto të mbajtura brenda dhe jashtë vendit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult