Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar, Luan Hajra.
Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, përmes një postimi në ”Facebook”.
Disa nga këngët e njohura nga krijimtaria e tij janë: ‘Dashurova unë një vajzë’, ‘Mbrëmja e maturës’, ‘Na ka çu Dudia letër’, ‘Oda me tavan’, ‘Lulëzoi fusha, lulëzoi mali’, ‘O Zambak’, ‘Kur hana del’, ‘Te dugojë e re’, ‘Po ta marrë këngën me saze’.
Diferencën ai e bëri me këngën ‘Arabella’, me të cilën në vitin 1973 mori pjesë në festivalin e njohur ‘Akordet e Kosovës’.
Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës. /telegrafi