U nda nga jeta kitaristi i njohur, Jack Sonni

U nda nga jeta këngëtari dhe ish-kitaristi i njohur legjendar i “Dire Straits”, Jack Sonni në moshën 68- vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar grupi Dire Straits Legacy, grup ky me të cilin Sonni ka marrë pjesë nëpër tourne.

“Jacky ynë i dashur ke lënë një boshllëk në zemrën dhe shpirtin tonë..Do të na mungosh shumë, ti do të jesh përgjithmonë me ne”, ka shkruar grupi në Facebook, derisa ia ka bashkangjitur një emoj me zemrën e thyer, shkruan People.

Anëtarët e tjerë gjithashtu bënë homazhe, duke përfshirë tastieristin Alan Clark, i cili shkroi: “Me zemër të rëndë më duhet të them që miku im dhe kolegu i Dire Straits na ka lënë. U prefsh në paqe, mik.”

Sonni iu bashkua Mark Knopfler dhe kompanisë në Dire Straits për albumin numër 1 të grupit të vitit 1985 ‘Brothers in Arms’, i cili përfshinte hite si “Money for Nothing” dhe “Walk of Life”.

Ai gjithashtu bëri turne me grupin dhe luajti në Live Aid, dhe u bë i njohur për veshjen me një kostum të kuq me firmë gjatë shfaqjeve.

“Jack performonte çdoherë me entuziazëm dhe një spontanitet, derisa duhet theksuar se ka luajtur me muzikantë të panumërt të lartë në çdo cep të Shteteve të Bashkuara, dhe gjithmonë me pasion dhe një qëndrim të shkëlqyeshëm roku ” shkruhet në biografinë e tij në Dire Straits Legacy./ObserverKult


toto cutugno

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA KANTAUTORI I NJOHUR TOTO CUTUGNO

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno.

Cutugno vdiq të martën rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar.
Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri Danilo Mancuso, duke thënë se “pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult