U nda nga jeta/ Kush ishte Gjergj Sulioti?

Artisti i njohur korçar, Gjergj Sulioti, u nda nga jeta, në moshën 74-vjeçare. Ai u lind në Korçë me 29 gusht 1950 në një familje me tradita në kulturën muzikore.

Krahas punës si solist në Opera dhe Ansambël, ai nuk u shkëput kurrë nga muzika e lehtë, duke marrë pjesë në shumë Festivale.

Por në karrierën e tij operistike ai ka luajtur personazhet më të rëndësishëm të historisë së shqiptarëve, si roli i Trimorit nga opera “Goca e Kaçanikut e vitit 1979 dhe roli i Mujit nga opera ‘’Vjosa’’ e Tish Daisë, e vitit 1980, që i shkonin aq mirë natyrës së tij. Më 1982, mori pjesë në operën ‘’Skënderbeu’’, në të cilën interpretoi rolin e “Lekë Dukagjinit”.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, përmes një mesazhi ngushëllues ka kujtuar rrugëtimin e suksesshëm të tenorit korçar, Gjergj Suliotit .

“Për ne, dhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij në TKOB, ai mbeti përherë “Loni” nga opereta “Karnavalet e Korçës” një rol që Gjergji i dha maksimumin, për ta kthyer në një personazh të dashur për publikun”, thuhet në njoftimin e TKOB.

ObserverKult


Lexo edhe:

SHUHET GJON ATHANASI, TENORI SHQIPTAR QË LUAJTI NË OPERA ROLIN E SKËNDERBEUT

Tenori i njohur Gjon Athanasi (1925-2019) është shuar në moshën 94-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku prej 25 vitesh jetonte.

Prindërit e tij i kishin emigruar që prej vitit 1915 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për disa vite familja e tij punoi për përmirësimin e gjendjes ekonomike në Massachusetts, aty ku u lind edhe Gjon Athanas, për t’u kthyer më pas sërish në Shqipëri. Ndonëse, bënë përpjekje për t’u larguar sërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe më pas në komunizëm, por kjo do të ishte e pamundur.

Lidhjet e tij me këngën janë të kahershme, që në vegjëli nisi që të këndojë psalmet bizantine në kishën që babai i tij ushtronte profesionin e klerikut.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult