Kameramania e filmit mbeti e vdekur në sheshxhirimin e filmit “Rust”, dhe kjo mundej plotësisht të parandalohej dhe këtë gjë e kanë thënë vet punuesit e armëve.
Një grup që ka përgjegjësi për armë në sheshxhirim kanë thënë se zgjedhja e ekipit për të realizuar këtë film, e sidomos 24-vjeçarja që nuk kishte kontrolluar armën me të cilën mbeti e vdekur kameramanja dhe u plagos regjisori, janë “fajtor”, transmeton ‘gazetametro’.
I gjithë ky reagim vjen, pasi sherifi i Santa Fe, Adan Mendoza, tha se rreth 500 fishekë u gjetën gjatë kërkimit në vendin e ngjarjes.
Mirëpo, të gjithë ishin të shokuar kur kuptuan fjalët e fundit të drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins pasi u godit pa dashje për vdekje nga aktori Alec Baldwin.
“Kjo nuk ishte mirë. Kjo nuk ishte aspak mirë,” tha 42-vjeçari sipas Los Angeles Times.
Përveç Halyna Hutchins, në këtë tragjedi mbeti i plagosur në shpatull edhe regjisori Joel Souza.
——————————————————
LEXO EDHE: VRAU AKSIDENTALISHT NË SHESHXHIRIM 42-VJEÇAREN, FLET PËR HERË TË PARË ALEC BALDWIN
Alec Baldwin foli për herë të parë me gazetarët pas episodit tragjik. Ku vrau në sheshxhirim drejtoreshën e fotografisë së filmit “Rust”.
Aktori theksoi se është pro masave shtrënguese mbi përdorimin e armëve në sheshxhirimet e filmave. Për të rritur sigurinë e punonjësve.
“Çfarë doni të dini? Një grua vdiq, ishte mikesha ime. Kur shkova në Santa Fe për të nisur xhirimet, hëngra darkë me të dhe me regjisorin. Ishim një ekip që shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Dhe ajo që ndodhi ishte e tmerrshme”, tha Baldwin. Ndërkohë që gruaja e tij regjistronte me celular gazetarët e grumbulluar.
Aktori theksoi se është urdhëruar nga autoritetet që të mos flasë për detajet e ngjarjes, pasi hetimi është në zhvillim e sipër, por shtoi se me policët flet çdo ditë për të sqaruar incidentin që çoi në vdekjen e 42-vjeçares Halyna Hutchins….
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU