U nda nga jeta një vit më parë, por Tomka do të jetojë përjetësisht midis nesh…

Një vit më parë, humbëm aktorin Enea Zhegu, në moshën 57-vjeçare.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Enea ka interpretuar Tomkën, tek filmi “Tomka dhe shokët e tij”, pastaj ka luajtur tek “Lulekuqet mbi mure”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, “Millenium2” etj.

Aktori i vogël, legjenda e fëmijërisë u shndërrua në idhull, për gjithë fëmjët e kohës sonë dhe do të mbetet i gjallë me rolet e tij.

Ndonjëherë mjafton vetëm një rol, që të kthehesh në legjendë.

Tomka i dashur nga të gjithë, Tomka i lirisë, Tomka që ngriti peshë zemrat e të gjithëve. Madje edhe për ata që e njihnin… veç nga ekrani.

Do mbetet Tomka jonë simbol i brezit që kërkoi ndryshimin. Faleminderit që na bëre të ëndërrojmë.

Tomka do të jetojë përjetësisht midis nesh./ Vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

“IKJA E PARAKOHSHME E ENEA ZHEGUT, BOSHLLËK I JASHTËZAKONSHËM PËR ARTIN”

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro zhvilloi homazhe në nderim të aktorit të njohur të kinematografisë shqiptare Enea Zhegu.

Ai ndërroi jetë ditë më parë në moshën 57-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

“Homazh për Enea Zhegun, aktorin që shkëlqeu në kinematografinë shqiptare.

Prej kur ishte fëmijë dhe vazhdimisht më pas në çdo rol tjetër që ka pasur ka shkëlqyer.

Është një ikje e parakohshme e që le një boshllëk të jashtëzakonshëm në familjen e tij, por dhe për artin në tërësi.

Fizikisht s’ka për të qenë më mes nesh, por për aq shumë sa na ka dhënë përmes interpretimeve të tij kurrsesi nuk ka për t’u harruar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult