U nda nga jeta poeti e përkthyesi i njohur , Mazllum Saneja.
Saneja ishte i sëmurë për kohë të gjatë, ndërsa goditjen përfundimtare e mori nga COVID 19.
Mazllum Saneja lindi më 1945 në Gjakovë. Në Prishtinë kreu Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, kurse më vonë edhe studimet pasuniversitare.
Gjuhën polake e mësoi në Universitetet e Varshavës, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Më vonë në Universitetin e Varshavës studioi letërsinë polake.
Në vitin 1997 fitoi Çmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqatës së Autorëve të Polonisë për arritje të rëndësishme në fushën e përkthimit të letërsisë polake.
Ishte anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kulturës Evropiane në Varshavë. Jetoi në Varshavë.
Librin e parë me poezi “Këlthitje” e botoi në shtëpinë botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1973. Pastaj ka botuar edhe këto libra me poezi:
“Heshtja e një kohe”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1976.
“Shpuzë e ftohtë”, :Rilindja”, Prishtinë, 1988.
“Purpurowa podróż” (Udhëtimi i purpurt),”Orfeu”, Varshavë 1992.
“Shëmbëllime të trazuara”, “Rilindja”, Prishtinë, 1996.
“Ja nie jestem ten” (Unë nuk jam ai), “Pavo”,Varshavë, 1996.
“Ognista ziemia” (Toka e zjarrtë), “DWP”,Varshavë, 1999.
“Pe ndonjë ëndërr”, “Dukagjini”, Pejë, 2003.
“Vetëtimë jete”, “Pen Qendra e Kosovës”, Prishtinë, 2007.
„Leximi i vetmisë”, “Komograf”, Varshavë, 2010.
Ka përkthyer në gjuhën shqipe librat me poezi të poetëve më të njohur polakë:
Karol Wojtyła: “Bregu i qetësisë”, “Drita”, Ferizaj, 1989.
Tadeusz Różewicz: “Rrëfime traumatike”,A “Rilindja”, Prishtinë, 1991.
Wisława Szymborska: “As fund as fillim”,“Dukagjini”, Pejë, 1997.
Zbigniew Herbert: “Zoti Cogito”, “Dukagjini”,Pejë, 2000.
Ewa Lipska: “Mësohu me vdekjen”, “Sfinga”,Prishtinë, 2000.
Ewa Lipska: “Unë”, “Rozafa & Pen Qendra e Kosovës”, Prishtinë, 2006.
Stanisław Jerzy Lec: “Mendime të pakrehura” (aforizma dhe epigrame), “Rozafa”, Prishtinë, 2001.
Adam Zagajewski: “Të shkosh në Lvov”, “Sheshi”, Prishtinë, 2002.
Sławomir Mrożek: “Dashuria në Krim” dhe“Shumë të nderuarit”(drama), “Rozafa”, Prishtinë, 2003.
Czesław Miłosz: “Qyteti pa emër”, “Poeteka & Ideart”, Tiranë, 2009.
Jerzy Ficowski: “Leximi i hirit”, “Saga”, Prishtinë, 2011.
Andrzej Zaniewski: “Dhe drurët e fishkur qajnë”, “Saga”, 2013.
Mazllum Saneja është gjithashtu autor i Antologjisë dygjuhëshe të poezisë shqipe dhe polake të shekullit XX “Vetëm Itaka mbetet” (Tylko Itaka pozostanie), “Latona”, Varshavë, 1993.
Antologjia e poezisë polake e shekullit XX në gjuhën shqipe: “Fëmijët e epokës”, “Pavo”, Varshavë,1997.
Antologjia e poezisë shqipe e shekullit XX në polonisht: “Nie jest za póżno na miłość” (Nuk është vonë për dashuri), “Pogranicze”, Sejny, 2005.
Në gjuhën polake ka përkthyer libra me poezi të zgjedhura të poetëve të njohur modern shqiptar:
Ali Podrimja: “Skradziony płomień” (Flaka e vjedhur), “Pogranicze”, Sejny, 2007. Eqrem Basha: “Wiersze” (Poezi të zgjedhura), “Pogranicze”, Sejny, 1999.
Fatos Arapi: “Dajcie mie imię” (Më jepni një emër), “Komograf”, Varshavë,2013.
Mihal (Nas) Hanxhari: “Ty śmierci moja przepełniona życiem” (Ti vdekja ime mbushur me jetë) .
Agim Gjakova: “Saga o wietrze” (Saga flurore),” Komograf”, Varshavë, 2013.
Visar Zhiti: “Upragniona błyskawica” (Vetëtimë e uritur).
Mazllum Saneja është autor i dy librave në fushën e gjuhësisë:
Mini rozmówki albańskie” (Bisedor i gjuhës shqipe), “Wiedza Powszechna”, Varshavë, 1992.
„Rozmówki albańskie”(Bisedor i gjuhës shqipe), “Komograf”, Varshavë, 2012.
Më 1997 fitoi Çmimin prestigjioz letrar ZAIKS të Shoqatës së Autorëve të Polonisë për arritje të rëndësishme në fushën e përkthimit letrar të letërsisë polake. Mazllum Saneja merrej edhe me publicistikë dhe eseistikë. Ishte anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kulturës Evropiane në Varshavë. Jetonte në Varshavë si artist i lirë.
ObserverKult