U nda nga jeta poeti i njohur Xhevdet Bajraj

xhevdet bajraj

Sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë poeti i njohur shqiptar Xhevdet Bajraj.

Njoftimin mortor e ka dhënë i vëllai i poetit, përkthyesi Fadil Bajraj.

” Për datën e varrimit ju lajmërojmë në ditët në vijim” , shkruan në profilin e tij në Facebook, Fadil Bajraj.

Bajraj ishte ndër poetët më të vlerësuar shqiptarë. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja, ishte i përfshier në antologji ndërkombëtare dhe i lauruar me disa çmime të rëndësishme.

Jetonte në Meksiko Siti që nga viti 1999, ku shkoi me bursën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve.

Kishte nënshtetësi Meksikane dhe nga viti 2002 punonte si profesor në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në Universidad Autónoma de la Ciudad de México (UACM), ku ligjëronte disa lëndë mbi poezinë.

Që nga viti 2016 merrte bursë nga Sistemi Kombëtar i Krijimtarisë Artistike (meksikane). 

ObserverKult